Aktualitet

Magazina e drogës në Korçë/ Organizatori i grupit shpallet në kërkim, gjenden 60 kg kanabis gati për shitje

Sipas informacioneve, personi kryesor që dyshohet të jetë ai që organizonte punën në këtë magazinë, duke punësuar persona për ta përpunuar e për ta bërë gati për shitje, është një banor nga Voskopi, i cili është shpallur në kërkim.

24 Tetor 2024, 21:12 Nga M.B
Magazina e drogës në Korçë/ Organizatori i grupit
Magazina

KORÇA- Një magazinë me lëndë narkotike dhe armë është zbuluar në fshatin Voskop në Korçë nga ku raportohet se janë arrestuar 6 persona. Lidhur me këtë bëhet me dije se sasia e lëndës narkotike e gjetur është rreth 60 kg kanabis sativa të bërë gati për shitje, ndërsa ka më tepër se 100 rrënjë të cilat kanë qenë me kanabis i njomë me boçe dhe kërcell.

Sipas informacioneve, personi kryesor që dyshohet të jetë ai që organizonte punën në këtë magazinë, duke punësuar persona për ta përpunuar e për ta bërë gati për shitje, është një banor nga Voskopi, i cili është shpallur në kërkim. Nga ana tjetër po hetohet nëse ka persona të tjerë të përfshirë.

korça

Sondazh

Poll