Aktualitet

U plagos teksa po priste dru në mal me motorsekë, ndërron jetë 39-vjeçari në Malsinë e Madhe

Mondi Makaj humbi jetën në mënyrë aksidentale teksa u dëmtua me motorsekë në mal duke prerë dru. 

24 Tetor 2024, 21:33 Nga E. D

U plagos teksa po priste dru në mal me motorsekë, ndërron

SHKODËR -39-vjeçari i cili u plagos me motorsekë mbasditen e sotme në Malsinë e Madhe ka ndërruar jetë. Mondi Makaj humbi jetën në mënyrë aksidentale teksa u dëmtua me motorsekë në mal duke prerë dru. 

Makaj nuk ka arritur që të përballojë plagët e rëndë në trup. Gjithashtu policia është nisur drejt vendngjarjes për të kryer veprimet e para hetimore dhe për të zbardhur të plotë këtë ngjarje.

mondi makaj

Sondazh

Poll