Aktualitet

"Ishin të punësuara dhe vinin nga Cërriku!" Zbulimi i magazinës me lëndë narkotike në Korçë, mes të arrestuarve edhe disa gra

Magazina ndodhej në anë të rrugës nacionale Korçë-Voskopojë në afërsi të fshatit Voskop dhe sipas informacioneve gratë që rezultojnë të jenë nga Cërriku, ishin të punësuara.  

24 Tetor 2024, 17:33 Nga M.B
"Ishin të punësuara dhe vinin nga Cërriku!" Zbulimi i
Magazina

KORÇA- Një magazinë me lëndë narkotike dhe armë është zbuluar në fshatin Voskop në Korçë teksa janë arrestuar dhe disa persona. Dyshohet se lënda narkotike e llojit kanabis sativa nuk është prodhuar në zonë, por është sjellë nga një vend tjetër për t’u magazinuar.

Lidhur me këtë rast bëhet me dije se në pranga ranë 6 persona, mes tyre edhe gra. Magazina ndodhej në anë të rrugës nacionale Korçë-Voskopojë në afërsi të fshatit Voskop dhe sipas informacioneve gratë që rezultojnë të jenë nga Cërriku, ishin të punësuara.  

korca

Sondazh

Poll