Politike

Dosja “Partizani”/ Seanca paraprake në GJKKO për Berishën, Malltezin dhe tre të pandehurit e tjerë, vendoset sot nëse do të kalojnë për gjykim

Pas shqyrtimit të dosjes gjyqtarja Flojera Davidhi pritet që të vendosë sot nëse Berisha dhe dhëndri do kalojnë për gjykim.

24 Tetor 2024, 08:08 Nga N.F
Dosja “Partizani”/ Seanca paraprake në GJKKO për
Berisha

TIRANË- Ditën e sotme do të mbahet në Gjykatën e Posaçme seanca paraprake për ish-kryeministrin Sali Berisha, dhëndrin Malltezi dhe 3 të akuzuarit e tjerë në dosjen e aferës Partizani. Mësohet se seanca do të zhvillohet në orën 12:00.

Pas shqyrtimit të dosjes gjyqtarja Flojera Davidhi pritet që të vendosë sot nëse Berisha dhe dhëndri do kalojnë për gjykim. Berisha akuzohet për korrupsion pasiv dhe do bëhet ish-kryeministri i parë që shkon në gjykatë për këtë vepër penale, nëse Davidhi vendos që dosjen ‘Partizani’ ta kalojë për gjykim.

Prej 30 dhjetorit 2023 Sali Berisha ndodhet në arrest shtëpie, masë e caktuar nga Gjykata e Posaçme, pas kërkesës së SPAK. Berisha akuzohet se ka ndërmarrë veprime në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, për të favorizuar dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi, një ndër pronarët e truallit ku shtrihej kompleksi sportiv, mbi të cilin ndërtoi më pas 19 kulla.

gjkko jamarbër malltezi dosja partizani

Sondazh

Poll