Sport

Raphinha pas ‘hat-trick’: "Ndeshja ime më e mirë në Champions, nuk ka ardhur ende"

Anësori brazilian e festoi ndeshjen e tij të 100-të me Barçën, jo vetëm me një ‘hat-trick’, por edhe duke u vlerësuar si “Man of the Match” (Njeriu i ndeshjes)

24 Tetor 2024, 08:00 Nga DOSJA

Raphinha pas ‘hat-trick’: "Ndeshja ime më e mirë

SPANJE - Një mbrëmje e veçantë që përjetoi Raphinha. Para ndeshjes së Champions League kundër Bayern Munichut, ish-lojtari i Wolverhampton, festoi ndeshjen e tij të 100-të për Blaugranët me një fanelë speciale.

Më pas në ndeshje ai shënoi një ‘hat-trick’ dhe gjithashtu fitoi çmimin “Man of the Match” nga UEFA. Me pak fjalë, një natë plot yje, fjalë për fjalë, për forcën lëvizëse të Barçës këtë sezon.

Në fund të ndeshjes sulmuesi brazilian u shpreh: “Një natë shumë e lumtur, do të nis duke thënë, se jam shumë i lumtur për ndeshjen, për atë që bëmë të gjithë, sepse ishte një ndeshje e mire si ekip, sepse është fitorja e dytë në Champions League... dhe tani mendojmë për ndeshjen e radhës.

A është kjo ndeshja ime më e mirë në Champions League për mua? Nuk ka ardhur ende…”, deklaroi duke qeshur.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll