Politike

Vota e diasporës/ Miratohet rregullorja e regjistrimit të zgjedhësve: Kërkesat do të bëhen nga vetë qytetarët në platformën elektronike

Në vendim përcaktohet edhe mënyra e shqyrtimit të kërkesave të ardhura dhe përbërësit e listës së zgjedhësve jashtë vendit, mënyra dhe afatet e komunikimit me Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile.

23 Tetor 2024, 21:22 Nga M.B
Vota e diasporës/ Miratohet rregullorja e regjistrimit të
Foto nga mbledhja

TIRANA- Komisioni Rregullator ka miratuar sot me 5 voto "pro" rregullat për regjistrimin e zgjedhësve nga jashtë vendit dhe përgatitjen e listës së tyre. Sipas rregullores, hapja e procesit të hartimit të listës së zgjedhësve që votojnë nga jashtë vendit dhe regjistrimit të tyre bëhet nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve.

Gjithashtu, rregullorja parashikon se kërkesat për regjistrim do të bëhen nga vetë qytetarët në platformën elektronike, e cila krijohet nga KQZ. Në vendim përcaktohet edhe mënyra e shqyrtimit të kërkesave të ardhura dhe përbërësit e listës së zgjedhësve jashtë vendit, mënyra dhe afatet e komunikimit me Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile.

Veç këtyre janë parashikuar rregullat që lidhen me mbikëqyrjen dhe kontrollin e procesit të regjistrimit. Vendimi i Komisioni Rregullator erdhi pas konsultimeve me përfaqësuesit e partive politike, përfaqësuesit e organizatave të diasporës, dhe organizatave të shoqërisë civile.

kqz

Sondazh

Poll