Politike

FOTO/ Tashmë e prangosi dhe e futi në qeli! SPAK mban në faqen zyrtare ende foton kur anëtarët e strukturës u betuan para Metës si President

Ky i fundit i hetuar dhe i prangosur tashmë prej kësaj strukture, duke dakluar ditën e tretë në qeli.

23 Tetor 2024, 20:55 Nga M.B
FOTO/ Tashmë e prangosi dhe e futi në qeli! SPAK mban në faqen
Foto nga betimi

TIRANA- Ironi e fatit apo jo, por fakt është se me një kërkim të thjesht në faqen zyrtare të SPAK në web cilido mund të vërejë detajin se në të qëndron akoma fotoja e betimit të anëtarëve të strukturës së Posaçme para Ilir Metës si President i Republikës. Ky i fundit i hetuar dhe i prangosur tashmë prej kësaj strukture, duke dakluar ditën e tretë në qeli.

Ish-presidenti dhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u arrestua dy ditë më parë me urdhër të SPAK në zonën e "Casa Italia" në Tiranë. Në njoftimin e SPAK thuhet se objekti i hetimit të këtij procedimi janë veprimet korruptive të zyrtarëve të shtetit në lidhjen dhe zbatimin e kontratës së shërbimit CEZ-DIA.

FOTO/ Tashmë e prangosi dhe e futi në qeli! SPAK mban në faqen

Anëtarët e Prokurorisë së Posaçme janë betuar më 19 dhjetor 2019 në Presidencën e Republikës së Shqipërisë, atë kohë me në krye Ilir Metën. Atë ditë janë betuar 8 anëtarë të Prokurorisë së Posaçme të cilër u zgjedhën nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

 

 

spak ilir meta

Sondazh

Poll