Politike

"Rama tha se vrasim për miqtë!" Blushi për arrestimin e Metës: Do të kishte pasur gjakderdhje nëse do kishte punonjës të Gardës në automjet

Më tej Blushi tha se Edi Rama dhe Katicat e tij kanë kaluar tashmë çdo vijë të kuqe ndaj e vetmja alternativë për Partinë e Lirisë dhe opozitën e vërtetë mbetet përballja dhëmb për dhëmb dhe pa mëshirë me ta dhe Narkoshtetin.

23 Tetor 2024, 20:20 Nga E. D
"Rama tha se vrasim për miqtë!" Blushi për arrestimin e
Tedi Blushi

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, tha se nëse në makinën që udhëtonte Meta do të kishte punonjës të Gardës Republike, aty do të kishte gjakderdhje. Blushi gjatë konferencës për shtyp u shpreh se Partia e Lirisë duke shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e plotë dhe shumë të vendosur me Presidentin e burgosur politikisht, vijon me intesitet të lartë aktivitetin politik nën drejtimin dhe lidershipin e Tij pavarësisht gjendjes së tij juridike.

Më tej Blushi tha se Edi Rama dhe Katicat e tij kanë kaluar tashmë çdo vijë të kuqe ndaj e vetmja alternativë për Partinë e Lirisë dhe opozitën e vërtetë mbetet përballja dhëmb për dhëmb dhe pa mëshirë me ta dhe Narkoshtetin.

"Presidenti i Partisë së Lirisë, z.Ilir Meta është sot i burgosur politik vetëm për shkak të qëndrimeve të tij shumë të drejta, të qarta, të vendosura dhe parimore institucionale, politike, patriotike dhe qytetare në mbrojtje të interesit kombëtar dhe sovranitetit të Republikës së Shqipërisë, të shtetit ligjor, të çështjes së Detit dhe të mbrojtjes së pakompromis të kufijve të Kosovës, kundër “Ballkanit të Hapur”, si dhe për shkak të denoncimit të vendosur dhe të pakompromis, me guxim dhe kurajë, të inkriminimit dhe korrupsionit skizofrenik të Edi Ramës, Narkoshtetit dhe Narkodrejtësisë.

Partia e Lirisë duke shprehur qartësisht solidaritetin dhe mbështetjen e plotë dhe shumë të vendosur me Presidentin e burgosur politikisht, z.Ilir Meta, vijon me intesitet të lartë aktivitetin politik nën drejtimin dhe lidershipin e Tij pavarësisht gjendjes së tij juridike. Partia e Lirisë është më e vendosur se kurrë të intensifikojë shumëfish aksionin e saj politik dhe në terren për denoncimin e krimeve dhe korrupsionit skizofrenik të Narkoshtetit, për t’i ofruar një alternativë mirëqeverisjeje, të drejtë e humane të gjithë shqiptarëve nëpërmjet 5 Prioriteteve të saj për 4 milion shqiptarë plus. Edi Rama dhe Katicat e tij kanë kaluar tashmë çdo vijë të kuqe ndaj e vetmja alternativë për Partinë e Lirisë dhe opozitën e vërtetë mbetet përballja dhëmb për dhëmb dhe pa mëshirë me ta dhe Narkoshtetin," tha Blushi. 

tedi blushi

Sondazh

Poll