Politike

"Pas zgjedhjeve në SHBA, takime në Senat e Kongres"/ Berisha: Përfaqësuesit tanë do të vazhdojnë me intensitet takimet në parlamentet e vendeve kryesore

Berisha gjithashtu tha se pas zgjedhjeve padiskutim që do të shkojnë edhe pranë Kongresit dhe Senatit të SHBA, për të paraqitur realitetin e vërtetë të Shqipërisë.

23 Tetor 2024, 20:04 Nga E. D
"Pas zgjedhjeve në SHBA, takime në Senat e Kongres"/
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit tij mbrëmjen e sotme tha se përfaqësuesit tanë do të vazhdojnë me intensitet takimet në parlamentet e vendeve kryesore. Berisha gjithashtu tha se pas zgjedhjeve padiskutim që do të shkojnë edhe pranë Kongresit dhe Senatit të SHBA, për të paraqitur realitetin e vërtetë të Shqipërisë.

"Përfaqësuesit tanë do të vazhdojnë me intensitet takimet në parlamentet e vendeve kryesore. Pas zgjedhjeve padiskutim që do të shkojnë edhe pranë Kongresit dhe Senatit të SHBA, për të paraqitur realitetin e vërtetë të Shqipërisë. Po miq! Sepse kanë hedhur mbi këtë realitet, tonelata gënjeshtra, gënjeshtra, gënjeshtra. Pra, ne do të bëjmë gjithçka, por dialogun me qytetarët shqiptarë nuk e zëvendëson asgjë. Por guximin e qytetarëve shqiptarë nuk e zëvendëson asgjë.

Por revoltën e qytetarëve shqiptarë nuk e zëvendëson asgjë. Por atdhedashurinë e qytetarëve shqiptarë për Shqipërinë nuk e zëvendëson asgjë. Por betejën e tyre për dinjitet nuk e zëvendëson asgjë. Betejën e tyre për votën e lirë nuk e zëvendëson asgjë. Betejën e tyre për ndryshim, rotacion nuk e zëvendëson asgjë. Ndaj dhe ju ftoj të ngrihemi në betejë të vazhdueshme.
Me datën 29 Shqipëria në duart e opozitës, Shqipëria kundër Edi Ramës dhe regjimit të tij. Shqipëria drejt fitores. Rrofshi ju, rroftë fitorja. Fitore, fitore, fitore!" tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll