Politike

Berisha: Sot europarlamentarët u njohën me realitetin shqiptar ashtu siç është dhe jo sipas propagandës së Edi Ramës

Ai tha se u paraqitën atyre me dokumente të pakundërshtueshme, një realitet shokues, të pabesueshëm, të paimagjinueshëm.

23 Tetor 2024, 20:02 Nga E. D
Berisha: Sot europarlamentarët u njohën me realitetin shqiptar ashtu
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit tij mbrëmjen e sotme tha se europarlamentarët sot u njohën me realitetin shqiptar ashtu siç është dhe jo sipas propagandës së Edi Ramës. Berisha gjithashtu tha se të gjitha këto, deputetët e opozitës, sot i paraqitën në tempullin e demokracisë europiane, Parlamentin Europian. Ai tha se u paraqitën atyre me dokumente të pakundërshtueshme, një realitet shokues, të pabesueshëm, të paimagjinueshëm.

"A mund të akuzohet në këtë mënyrë një njeri, më thoni ju mua. Këta që lëpijnë këpucët e Edi Ramës, që kanë frikë dhe tmerr ta thërrasin dhe pyesin, ti thonë pse e kalove ligjin ti. Të ballafaqohet. Ua them këytë miq, për të kuptuar se cila është e drejta, ligji për këta horra. Se ç’përfaqësojnë këta, ligjin apo krimin, ligjin apo banditin, ligjin apo kriminelin Edi Rama. Të gjitha këto, deputetët e opozitës, sot i paraqitën në tempullin e demokracisë europiane, Parlamentin Europian. Unë gjej një rast të falenderoj të gjithë ata parlamentarë që pritën, dëgjuan me durim, me interes të madh deputetët e opozitës, të PD, realitetin shqiptar ashtu siç është dhe jo sipas propagandës së Edi Ramës.

U paraqitën atyre me dokumente të pakundërshtueshme, një realitet shokues, të pabesueshëm, të paimagjinueshëm. Kjo shënon fillimin e një dialogu intensiv ndërkombëtar të PD-së. Kjo parti ka qenë dhe do të jetë gjithmonë lokomotivë e proceseve integruese. Për PD, integrimi i shqiptarëve në BE është interesi më madhor kombëtar, është e ardhmja e tyre më e shkëlqyer. Por ky proces do të jetë një proces që kalon në zbatimin dhe respektimin e ligjeve të shtetit ligjor, sigurisë juridike dhe kushtetutës, të drejtave dhe lirive të individit, zgjedhjeve të lira, garës së hapur. Miqtë e mi! Dialogun me partnerët tanë e kemi detyrim dhe u garantoj se do ta përmbushim me seriozitetin dhe dinjitetin më të madh. Por askush të mos harrojë se çfarë do ndihme të na japin ne ata, përballjen me Edi Ramën e kemi ne. Është detyra jonë, është radha jonë, është beteja jonë," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll