Politike

EMRI/ Këshilli i Ministrave emëron zëvendësministrin e pestë të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit

Aktualisht postin e zëvendësministrit e mbajnë edhe Blerta Rama, Lira Pipa, Olta Manjani dhe Sokol Duma.

23 Tetor 2024, 19:20 Nga M.B

 

EMRI/ Këshilli i Ministrave emëron zëvendësministrin e
Enkelejd Musabelliu

TIRANA- Këshilli i Ministrave, ka emëruar sot në detyrën e zëvendësministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Enkelejd Musabelliun. Musabelliu bëhet zëvendësministri i pestë i Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, e drejtuar nga ministri Blendi Gonxhja. Postin e zëvendësministrit e mbajnë momentalisht edhe Blerta Rama, Lira Pipa, Olta Manjani dhe Sokol Duma.

V E N D I M  PËR EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Enkelejd Musabelliu emërohet zëvendësministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

enkelejd musabelliu

Sondazh

Poll