23 Tetor 2024, 19:08
Nga M.B
Deutetët e opozitës para PE-së
STRASBURG- Partia Demokratike ka informuar mbrëmjen e sotme lidhur me aktivitetin e deputetëve të saj në Strasburg në dy ditët e fundit. PD thotë se situata politike në Shqipëri, sulmi i vazhdueshëm ndaj opozitës nga mazhoranca, burgosjet politike të lidershipit të opozitës, ndikimi në zgjedhje i krimit të organizuar, ishin temat e takimit të deputetëve demokratë me Kryetarin e Komisionit të Jashtëm McAllister dhe eurodeputetë të tjerë të grupit politik të PPE dhe te Konservatoreve Europiane.
Sipas njoftimit të PD-së, në takimet informuese dhe sensibilizuese Drejtuesit e grupeve të PPE dhe Konservatore garantuan se mbështesin një Shqipëri të angazhuar kundër krimit të organizuar, pastrimit të parave, korrupsionit dhe influencës së tyre në qeverisje. PD shton se ata u shprehën se do të mbështesin opozitën shqiptare në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Sipas njoftimit, PPE do të mbështesë PD në procesin zgjedhor dhe luftën e saj e te opozitës në përgjithësi për zgjedhje të lira e të ndershme.
Gjithashtu, sipas Partisë Demokratike, eurodeputetët theksuan se integrimi europian është një proces që sapo ka nisur dhe do kushtëzohet nga rekordi i Shqipërisë në luftën kundër krimit, korrupsionit dhe për zgjedhje të lira e të ndershme. Takimet e grupit Parlamentar të PD nisën paraditen e kësaj të mërkure në Strasburg dhe do të vijojnë edhe përgjatë ditës së enjte.
DEKLARATA E PD:
Situata politike në Shqipëri, sulmi i vazhdueshëm ndaj opozitës nga mazhoranca, burgosjet politike të lidershipit të opozitës, ndikimi në zgjedhje i krimit të organizuar, ishin temat e takimit të deputetëve demokratë me Kryetarin e Komisionit të Jashtëm McAllister dhe eurodeputetë të tjerë të grupit politik të PPE dhe te Konservatoreve Europiane.
Gjithashtu në takimet informuese dhe sensibilizuese Drejtuesit e grupeve të PPE dhe Konservatore garantuan se mbështesin një Shqipëri të angazhuar kundër krimit të organizuar, pastrimit të parave, korrupsionit dhe influencës së tyre në qeverisje. Ata u shprehën se do të mbështesin opozitën shqiptare në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. PPE do të mbështesë PD në procesin zgjedhor dhe luftën e saj e te opozitës në përgjithësi për zgjedhje të lira e të ndershme.
Qëndrimi i eurodeputetëve është se Shqipëria, si vend anëtar i NATO duhet të respektojë voten e lirë të qytetarëve dhe të zbatojë rekomandimet e OSBE-ODIHR. Eurodeputetët theksuan se Integrimi europian është një proces që sapo ka nisur dhe do kushtëzohet nga rekordi i Shqipërisë në luftën kundër krimit, korrupsionit dhe për zgjedhje të lira e të ndershme. Takimet e grupit Parlamentar të PD nisën paraditen e kësaj të mërkure në Strasburg, të cilat do të vijojnë edhe përgjatë ditës së enjte.
partia demokrtika
Politike
23 Tetor 2024, 18:48
E. D
foto ilustruese
STRASBURG- Deputeti i Parlamentit Evropian, Rihards Kols, dhe eurodeputeti tjetër Arkadiusz Mularczyk kanë reaguar mbi takim...
Politike
23 Tetor 2024, 17:28
I.A
Lideret e Ballkanit Perëndimor
TIRANË- Komisioni Evropian ka miratuar ditën e sotme agjendat e reformave për 5 vendet e Ballkanit ...
Politike
23 Tetor 2024, 18:29
M.B
Genc Gjokutaj
TIRANA- Avokati i Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, Genc Gjokutaj, tha pas vendimit të GJKKO-së...
Politike
23 Tetor 2024, 18:27
M.B
Monika Kryemadhi
TIRANA- Deputetja Monika Kryemadhi ka folur për mediat pas vendimit të dhënë nga GJKKO për lënien n&eum...
Politike
23 Tetor 2024, 18:24
M.B
Monika Kryemadhi
TIRANA- Deputejta Monika Kryemadhi tha pas vendimit të GJKKO-së se në pjesën e parë të seancës ish...
Politike
23 Tetor 2024, 18:20
M.B
Monika Kryemadhi
TIRANA- Pas vendimit të GJKKO-së për të mos ndryshuar masën ndaj saj dhe Presidenti të Partisë s&e...
Politike
23 Tetor 2024, 18:11
M.B
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi
TIRANA- Pasditen e sotme ka përfunduar në GJKKO seanca gjyqësore për masat e sigurisë ndaj Pre...
Politike
23 Tetor 2024, 18:09
M.B
Monika Kryemadhi
TIRANA- Teksa ka përfunduar seanca për kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Metën, Monika Kryemadhin dhe dy t&eum...
Politike
23 Tetor 2024, 18:05
M.B
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von Leyen pritet në Tiranë nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, 23 tetor.
TIRANA- Preside...
Politike
23 Tetor 2024, 17:43
M.B
Ursula von der Leyen
TIRANA- Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka marrë fjalën gjatë ceremonisë së hapj...