Politike

"Jemi në një moment historik!" Hapja e Kolegjit të Europës në Tiranë/ Von der Leyen: Tirana është pararoja e integrimit europian

Gjithashtu Von der Leyen tha se Tirana është pararoja e integrimit europian dhe studentët e Kolegjit janë udhëheqës të Europës së sotme dhe të nesërme.

23 Tetor 2024, 17:43 Nga M.B
"Jemi në një moment historik!" Hapja e Kolegjit të
Ursula von der Leyen

TIRANA- Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen ka marrë fjalën gjatë ceremonisë së hapjes së Kolegjit të Europës në Tiranë. Teka iu drejtua studentëve të Kolegjit, Von der Leyen tha se është një moment historik i Europës dhe sërish familja europiane, shtoi ajo, për përgatitet për ribashkimin e saj, ku do të bëhen bashkë të gjithë popujt që jetojnë ndërmjet detit të zi dhe atij Adriatik. Gjithashtu Von der Leyen tha se Tirana është pararoja e integrimit europian dhe studentët e Kolegjit janë udhëheqës të Europës së sotme dhe të nesërme.

"Jemi në një moment historik të Europës, dhe sërish familja jonë për përgatitet për ribashkimin e saj, ku do të bëhen bashkë të gjithë popujt që jetojnë ndërmjet detit të zi dhe atij Adriatik. Javën e shkuar, negociatat e Shqipërisë për anëtarësim kanë hyrë në një fazë të re. Hapëm grup kapitujt e çështjeve themelore dhe nëse bëjmë punë të mirë, të gjithë grup kapitujt mund të hapen brenda vitet të ardhshëm. Tirana është pararoja e integrimit europian dhe ju të dashur studentë jeni udhëheqës të Europës së sotme dhe të nesërme. Kjo ka për të qenë një dritare për të ardhmen tuaj”, tha Von der Leyen.

ursula von der leyen

Sondazh

Poll