Politike

“Për miqtë edhe mund të vrasim!” Rama drejtuar presidentes së KE-së: Ursula, jeni politikania europiane më e sigurt që ekziston

Ai shtoi se Frederica Mogherini presidentja e këtij kolegji, filloi dhe u përpoq të bënte atë që Ursula përfundoi, që do të thotë të ulte Shqipërinë në tryezë për të nisur bisedimet e anëtarësimit. 

23 Tetor 2024, 17:33 Nga M.B
“Për miqtë edhe mund të vrasim!” Rama drejtuar
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka marrë fjalën gjatë ceremonisë së hapjes së Kolegjit Europian në Tiranë ku nuk i kurseu sërish batutat drejtuar presidentes së Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen. Rama i tha Von der Leyen se “për miqtë ne shkojmë përtej të mundurës, edhe mund të vrasim”. 

Rama nuk u mjaftua me këtë dhe shtoi se Von der Leyen është politikania europiane më e sigurt që ekziston. Ai shtoi se Frederica Mogherini presidentja e këtij kolegji, filloi dhe u përpoq të bënte atë që Ursula përfundoi, që do të thotë të ulte Shqipërinë në tryezë për të nisur bisedimet e anëtarësimit. 

“Ndërsa po përpiqem të shmang fjalën e gjatë që më kanë përgatitur dhe tashmë më duhet të gjej fillimin, megjithatë është pa asnjë dyshim se fillesa është Ursula dhe dua të shpreh një falënderim të thellë nga zemra për të, që ka qenë një mike e palëkundur, e dashur dhe e vërtetë, për Shqipërinë dhe rajonin tonë. Ursula dua të të garantoj se ky është një investim, sepse për miqtë ne shkojmë përtej të mundurës, edhe mund të vrasim. Ju jeni politikania europiane më e sigurt që ekziston.

E di që Frederika e di që ajo që po them është e vërtetë. Frederika filloi dhe u përpoq të bënte atë që Ursula përfundoi, që do të thotë të ulte Shqipërinë në tryezë për të nisur bisedimet e anëtarësimit. Sot ne kremtojmë këtë moment të jashtëzakonshëm të takimit me studentët dhe profesorët e Kolegjit të Europës, ballë për ballë, dy vjet pasi kjo ide u hodh në Tiranë, kur u zhvillua samiti mes BE-Ballkanit Perëndimor”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll