Politike

Ceremonia e hapjes së Kolegjit Europian në Tiranë, Mogherini: Dukej gati e pamundur një vit më parë, u treguam sfidues dhe kokëfortë

Kjo e fundit falenderon për ngritjen e këtij Kolegji, presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen.

23 Tetor 2024, 17:21 Nga DOSJA
Ceremonia e hapjes së Kolegjit Europian në Tiranë, Mogherini:
Federica Mogherini

TIRANA- Në ceremoninë e hapjes së Kolegjit Europian të Tiranës, mori fjalën e para presidentja e këtij kolegji, Federica Mogherini. Kjo e fundit falenderon për ngritjen e këtij Kolegji, presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen. Mogherini tha se dukej gati e pamundur, dukej shumë sfiduese një vit më parë, por shtoi se u treguan sfidues dhe kokëfortë. 

"Studentët formësojnë të ardhmen e Europës, duke fuqizuar breza qytetarësh të apasionuar të përkushtuar në mbarë kontinentin. Një kontinent që të ketë ndikim. Nëse kjo është e mundur, kjo është falë jush Ursula. Besuat jashtë mase në këtë projekt. I kushtuar të gjitha energjitë. Është edhe falë Edit, që ja del të mobilizojë potencialin dhe ministrat në mënyrë të jashtëzakonshme që na kanë ndihmuar shumë.

Bashkinë, Erionin, gjithçka keni që na bënë tashmë pjesë të qytetit. Studentët tani ndjehen qytetarët të Tiranës, të këtij qyteti mbresëlënës. BE diçka që e bashkon këtë vend. Pa ambasadorët skemat tona nuk do kishin funksionuar. Stafi pedagogjik dhe i jam shumë mirënjohës dhe ka lëvizur këtë lokomotivë. Dua të falënderoj studentët tanë që aplikuan në një program që ende nuk ekzistonte. Dukej gati e pamundur, dukej shumë sfiduese një vit më parë. U treguam sfidues, kokëfortë.

Nuk hoqëm dorë, pasi dy gjërat më të rëndësishme që kur duam të bëjmë ndryshimin jemi të gjithë bashkë. Sot përgëzojmë një arritje historike. Historike të përurosh një kampus pas Bruzhit. Në momentin që kolegji hap kampusin do jetë këtu. Ka shumë skeptikë, është shumë e vështirë por ashtu siç thoshte Mandela, gjithmonë duket e pamundur derisa bëhet. Kolegji i Evropës kështu është krenare. Mendoj se mund ta nisim sot kremtimet tona", tha Mogherini në fjalën e saj.

federica mogherini

Sondazh

Poll