Aktualitet

21 Dhjetor 2019, 19:35 Nga DOSJA

ITALI– Alvin Berisha ka marrë veten nga ndërhyrja që bëri në këmbë, e cila kishte pësuar një lëndim gjatë shpërthimit të bombës që i mori jetën nënës së tij në Siri. 

Infermierja Janis Jackson Hayes që e kuroi atë fillimisht në kamp pas plagosjes ka publikuar disa foto të Alvinit pasi e ka vizituar në shtëpinë e tij në Itali. 

” Në rrugën tonë për të parë fëmijët tanë të tjerë për Krishtlindje, dhe marrim një telefonatë nga Madeline Hayes, Alvin dhe Afrim Berisha. Më poshtë është një fotografi që Madeline e mori atë në kampin e refugjatëve në Siri, në maj. Të tjerët janë sot në Itali. Ai është i sigurt dhe i lumtur me babanë e tij,”, shkruan Janis Jackson Hayes në Facebook.

Postimi i plotë: 

 

Historia e 11-vjeçarit u bë publike nga emisioni investigativ italian “Le Ienne”, ku me ndihmën e gazetarëve, pas pesë vitesh kërkimeve në fund, i ati i dëshpëruar Afrim Berisha, arriti të depërtonte në kampet e Sirisë dhe takoi të birin, në 25 shtator të këtij viti.

Tre ditë pas publikimit të investigimit të “Le Iene” për rastin e fëmijët 11 vjeç dha dorëheqjen edhGenti Gazheli, ambasadori i Shqipërisë në Turqi, por të prekurit nga historia e të voglit shqiptar nuk u dorëzuan.

Italianë, shqiptarë dhe njerëz anëmbanë botës bashkë me median ushtruan presion mbi qeverinë shqiptare dhe organet kompetente në mënyrë që 11-vjeçari të hidhej sërish në krahët e të atit dhe këtë herë për të mos u larguar më kurrë.

(k.m/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet alvin berisha historia e alvin berishes ne siri janis jackson hayes alvin berisha historia e alvin berishes ne siri janis jackson hayes

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Dhjetor 2019, 17:03

Në një pasqyrim që i ka bërë kriminalitetit Shqiptar prokurori i antimafias italiane Nicola Gratteri ka ngritur si shqetësim korrupsion në administratën shqipta...