Politike

Arrestimi i Metës/ Berisha: Rama pasi dështoi me çdo metodë tjetër të asgjësonte politikisht atë dhe PL-në, urdhëroi aktin e pashembullt në historinë

Berisha tha se këto ngjarje janë një rikthim në ditët më të zeza të diktaturës, kur ia ati i Edi Ramës, Kristaq Rama, një skulptor xhelat, ish-zëdhënësi i Nexhmie Hoxhës, sipas tij, firmoste varjen publike të kundërshtarit politik, poetit disident, Havzi Nela.

22 Tetor 2024, 21:26 Nga M.B
Arrestimi i Metës/ Berisha: Rama pasi dështoi me çdo
Sali Berisha

TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur sërish mbrëmjen e sotme në lidhje me arrestimin e kryetarit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Në një lidhje direkte në "A Show" në SYRI TV, Berisha tha se këto ngjarje janë një rikthim në ditët më të zeza të diktaturës, kur ia ati i Edi Ramës, Kristaq Rama, një skulptor xhelat, ish-zëdhënësi i Nexhmie Hoxhës, sipas tij, firmoste varjen publike të kundërshtarit politik, poetit disident, Havzi Nela. Ai shtoi se Rama pasi dështoi me çdo metodë tjetër të asgjësonte politikisht atë dhe PL, urdhëroi aktin e pashembullt në historinë.

Intervista në studio:

Krasta: Doktor Berisha ju falenderoi që jeni në transmetimin me ne. A mund ti konsideroni zhvillimet e 24 orëve të fundit?

Berisha: Ngjarjet e fundit janë prova apo dëshmia më e re e instalimit në Shqipëri, të një regjimi të bazuar në krimin drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve, për të cilin nuk ekzistojnë Kushtetutë, ligje të drejta njerëzore, por vetëm interesa, dufe urrejtje të njeriut që mban të gjitha pushtetet në duart e tij sot. Këto ngjarje janë një rikthim në ditët më të zeza të diktaturës, kur ia ati i Edi Ramës, Kristaq Rama, një skulptor xhelat, ish-zëdhënësi i Nexhmie Hoxhës, firmoste varjen publike të kundërshtarit politik, poetit disident, Havzi Nela.

Edhe dje Edi Rama urdhëroi rrëmbimin publik në mes të rrugës, keqtrajtimin goditjen, e njeriut që ka mbajtur gjatë 32 viteve postet më të larta që ka ky shtet dhe e gjitha kjo për urrejtjen e papërmbajtur të Edi Ramës, i cili pasi dështoi me çdo metodë tjetër të asgjësonte politikisht atë dhe PL, urdhëroi aktin e pashembullt në historinë as edhe të diktaturave ideologjike, por ‘mobokracitë’ apo ‘diktatura e bandave’ është diktaturë që nuk ka ligje nuk ka rregulla nuk ka Kushtetutë, ka vetëm interesa dhe ndjenja të narko-diktatorit.

Ky akti u provon shqiptarëve se Edi Rama përbën për ta njeriun më të rrëzikshëm përbën për fëmijët e tyre për të ardhmen e tyre njeriun më të rrezikshëm. Në këtë kontekst shpresoj dhe uroj të jetë një kushtrim për mbarë shqiptarët për tu përballur sa më shpejtë dhe sa më fuqishëm me këtë regjim. 

sali berisha

Sondazh

Poll