Politike

Arrestimi i Metës/ Berisha: Rama kërkon të trysnojë luanin e zgjuar të popullit opozitar, kërkon të trembë qytetarët

Berisha tha se Rama kërkon me çdo kusht të trembë të rinjtë dhe të rejat e këtij vendi, sepse e di që sulmi i tyre është fatal dhe vdekjeprurës për regjimin e tij.

22 Tetor 2024, 19:39 Nga M.B
Arrestimi i Metës/ Berisha: Rama kërkon të trysnojë luanin e
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha sot se me arrestimin e kreut të PL-së, Ilir Meta, Rama përveçse të shfrynte urrejtjen e tij ndaj kundërshtarit politik, kërkonte me çdo kusht dhe kërkon të trysnojë luanin e zgjuar të popullit opozitar, të trembë qytetarët. Berisha tha se Rama kërkon me çdo kusht të trembë të rinjtë dhe të rejat e këtij vendi, sepse e di që sulmi i tyre është fatal dhe vdekjeprurës për regjimin e tij. Ai shtoi se dje Rama firmosi përballjen dhëmb për dhëmb me çdo demokrat.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Të dashur miq, me aktin e djeshëm, me pusinë për ta ekzekutuar apo rrëmbyer, Edi Rama përveçse të shfrynte urrejtjen e tij kafshërore shtazore ndaj kundërshtarit politik, kërkonte me çdo kusht dhe kërkon të trysnojë luanin e zgjuar të popullit opozitar, të trembë qytetarët. Kërkon me çdo kusht të trembë të rinjtë dhe të rejat e këtij vendi, sepse e di që sulmi i tyre është fatal dhe vdekjeprurës për regjimin e tij.

Kërkonte me çdo kusht t’i ndryjë në konformizëm, armikun më të egër, intelektualët e vendit, duke i trembur se një fat si ai i djeshmi i ish-presidentit, mund t’i presë edhe ata në çdo moment. Me këtë akt, për çdo opozitar dhe demokrat, Edi Rama firmosi përballjen dhëmb për dhëmb. Përballjen me guximin dhe shpirtin e tyre të pamposhtur. Përballjen me sakrificat e tyre me çdo çmim për rrëzimin e kësaj diktaturë të bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen e shqiptarëve.

Ndaj dhe sonte thirrja ime është para së gjithash e mbi të gjitha për të rinjtë shqiptarë, ne që kaluam rininë në diktaturë, skena të tilla publike, prita me banditë të heqjes zvarrë, i kemi jashtëzakonisht të rralla. Kurse ju, iu takoi të shihni cili është shpirti i vërtetë i Edi Ramës. Cili është morali i bastardit pasardhës i Enver Hoxhës, ministrit me dy mbiemra apo tre. Cila është fytyra e vërtetë e Dumanit, këtij mercenari më kriminel se Nuredini.
Cili është morali, karakteri i banditit Proda, narkokomisarit që ka për mbiemër të dytë Shullazi apo Troplini.

sali berisha

Sondazh

Poll