22 Tetor 2024, 18:47
Nga M.B
Foto nga takimi
STRASBURG- Një ditë para protestës së PD para Parlamentit Europian, disa përfaqësues të Partisë Demokratike kanë nisur sot vizitën zyrtare në këtë institucion. Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se ai dhe deputetët Flamur Noka, Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj dhe Albana Vokshi, u takuan sot me eurodeputetët Sandro GOZI dhe Oihane Agirregoitia Martínez, përfaqësuesë të grupit parlamentar “Renew Europe”.
Bardhi thotë se është e paimagjinueshme për çdo mik europian të Shqipërisë, që të perceptojnë se vendi ynë, edhe pse vend kandidat për në BE, ka ekzekutuar shtetin ligjor, ka asgjesuar balancën mes pushteteve, dhe ka eleminuar zgjedhjet e lira.
Ai shton se Shqipëria është i vetmi vend në Europë që ndërkohë që qeveriset me prova të pakontestueshme nga krimi i organizuar, deri në pikën që organizatat kriminale diktojnë edhe vendet e kandidatëve për deputet në listën e PS, pushteti synon asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike të lidershipit të opozitës, duke na rikthyer 34 e më shumë vjet pas dhe duke vënë në pikëpyetje serioze demokracinë.
Postimi i plotë i Gazment Bardhit:
Nisëm sot takimet në Parlamentin Europian me z. Sandro GOZI, eurodeputet dhe Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Europiane, dhe znj. Oihane Agirregoitia Martínez, përfaqësuesë të grupit parlamentar “Renew Europe”.
Informimi i plotë mbi situatën në Shqipëri ishte në fokus të bisedës, me dy mbështetës të të ardhmes europiane të Shqipërisë. Është e paimagjinueshme për çdo mik europian të Shqipërisë, që të perceptojnë se vendi ynë, edhe pse vend kandidat për në BE, ka ekzekutuar shtetin ligjor, ka asgjesuar balancën mes pushteteve, dhe ka eleminuar zgjedhjet e lira.
Shqipëria është i vetmi vend në Europë që ndërkohë që qeveriset me prova të pakontestueshme nga krimi i organizuar, deri në pikën që organizatat kriminale diktojnë edhe vendet e kandidatëve për deputet në listën e PS, pushteti i kriminalizuar i Edi Ramës synon asgjesimin e opozitës përmes burgosjeve politike të lidershipit të opozitës, duke na rikthyer 34 e më shumë vjet pas dhe duke vënë në pikëpyetje serioze demokracinë.
Ditën e nesërme 30 deputetë të PD-së do të protestojnë kundër burgosjes politike të opozitës, para parlamentit Europian në Strasburg teksa aty do te zhvillohet seanca plenare. Kjo është hera e parë në historinë e vendit, që deputetë të një force politike do të protestojnë përpara institucioneve të Parlamentit Europian.
gazment bardhi pd
Politike
22 Tetor 2024, 18:11
M.B
Belinda Balluku
LEZHA- Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ishte...
Politike
22 Tetor 2024, 17:33
E. D
Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta
TIRANË- Në dosjen e SPAK thuhet se mes Ema Çoku, Ilir Metas dhe Monika Kryemadhit ka një lidhje ...
Politike
22 Tetor 2024, 17:40
M.B
Erisa Xhixho
TIRANA- Zëvendës presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka reaguar sërish në rrjetet sociale n...
Politike
22 Tetor 2024, 17:13
E. D
Ilir Meta
TIRANË- Bazuar në Dosjen hetimore rezulton se Kreu i PL, Ilir Meta dhe Kastriot Ismajlaj ka pasur komunikeme që datojn&e...
Politike
22 Tetor 2024, 17:17
M.B
Monika Kryemadhi dhe nëna e saj
TIRANA- Sipa dosjes së SPAK, në emër të mamasë së Monika Kryemadhit, Fatime Kr...
Politike
22 Tetor 2024, 16:59
M.B
Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta
TIRANA- Bazuar në dosjen e SPAK, presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe deputetja Mo...
Politike
22 Tetor 2024, 16:45
M.B
Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta
TIRANA- Në dosjen e SPAK, për hetimet e çiftit Meta-Kryemadhi jepen me detaje edhe shumat e parav...
Politike
22 Tetor 2024, 16:21
M.B
Monika Kryemadhi
TIRANA- Bazuar në detajet e dosjes së SPAK, deputetja Monika Kryemadhi ka shpenzuar 12 mijë euro brenda një dite ...
Politike
22 Tetor 2024, 16:02
M.B
Vojsava Ismailaj
TIRANA- Lidhur me dosjen e SPAK për presidnetin e Partisë së Lirisë, Ilir Metën dhe deputeten Monika Kryemad...
Politike
22 Tetor 2024, 16:03
I.A
Ilir Meta
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta. N&eum...