Aktualitet

Zjarr në një mobileri në Shkodër, nuk ka të lënduar vetëm dëme materiale

Dyshohet se aksidentalisht gjatë punës për izolimin e tarracës së mobilerisë ka rënë zjarr.

22 Tetor 2024, 14:15 Nga ZH.LL
Zjarr në një mobileri në Shkodër, nuk ka të
foto ilustruese

SHKODËR- Një mobileri është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të marte në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30 në lagjen “Daniel Matlia”. Dyshohet se aksidentalisht gjatë punës për izolimin e tarracës së mobilerisë ka rënë zjarr. Si pasojë, nuk ka persona të lënduar, janë shkaktuar vetëm dëme materiale në ambientet e mobilerisë.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të shuar zjarrin. Ndërkohë vijojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit.

"Rreth orës 12:30, në lagjen “Daniel Matlia”, dyshohet se aksidentalisht, gjatë punës për izolimin e tarracës së mobilierisë së shtetasit I. K., ka rënë zjarr. Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale në ambientet e mobilierisë. Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të shuar zjarrin", njoftoi policia.

shkoder zjarr ne nje mobilieri deme materiale

Sondazh

Poll