Aktualitet

E ngarkuara me Punë e SHBA zhvillon takim me ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxha

VanHorn ka mbërritur para pak minutash në ambientet e Ministrisë së Brendshme, ndërsa nuk dihet ende ndonjë detaje lidhur me çështjet që do të diskutohen mes tyre. 

22 Tetor 2024, 11:03 Nga r.ll
E ngarkuara me Punë e SHBA zhvillon takim me ministrin e Brendshëm,
ministria e brendshme

TIRANË- E Ngarkuara me Punë e SHBA-së, Nancy VanHorn do të zhvillojë takim me ministrin e Brendshëm, Ervin Hoxhën.

VanHorn ka mbërritur para pak minutash në ambientet e Ministrisë së Brendshme, ndërsa nuk dihet ende ndonjë detaje lidhur me çështjet që do të diskutohen mes tyre. 

Ky takim vjen një ditë pas arrestimit të presidentit të PL-së, Ilir Metës, për të cilin ministri Hoxha reagoi ditën e sotme. Hoxha duke komentuar kritikat për policinë lidhur me mënyrën e arrestimit të Metës, tha se efektivët kanë kryer detyrën e tyre dhe sipas tij, u detyruan të përdorin se u përballën me rezistencë nga ish-presidenti. 

nancy vanhorn ervin hoxha

Sondazh

Poll