Aktualitet

55-vjeçarja bie nga tarraca e banesës dykatëshe në Korçë, dëgohet me urgjencë në Spitalin e Traumës

Mësohet se 55-vjeçarja ka rënë nga kati i dytë i banesës, ku si pasojë ka marrë dëmtime të shumta fizike.

22 Tetor 2024, 10:02 Nga N.F

 

55-vjeçarja bie nga tarraca e banesës dykatëshe në
Foto ilustruese

 

KORÇË- Një 55-vjeçare është plagosur ditën e sotme në Korçë. Mësohet se 55-vjeçarja ka rënë nga kati i dytë i banesës, ku si pasojë ka marrë dëmtime të shumta fizike.

Policia bën me dije se 55-vjeçarja është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës. Më tej në njoftim theksohet se dyshohet se ngjarja është aksidentale.

“Komisariati i Policisë Korçë referoi materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi dyshohet se shtetasja V. D., 55 vjeçe, ka rënë aksidentalisht nga tarraca e banesës dykatëshe. 55-vjeçarja po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës”, njofton policia.

rrezohet nga tarraca korce plagosje

Sondazh

Poll