Aktualitet

Shkrumbohet nga flakët një shtëpi në Dropull, flakët rrezikuan edhe banesat afër

Zjarri ka rënë rreth orës 01:37 në një banesë në të cilën për momentin nuk jetonte njeri. Kanë qenë banorët e fshatit Derviçan të cilët të alarmuar nga flakët dhe tymi kanë njoftuar për ndihmë Shërbimin Zjarrikës.

22 Tetor 2024, 09:17 Nga N.F
Shkrumbohet nga flakët një shtëpi në Dropull, flakët
Foto ilustruese

DROPULL- Një banesë është përfshirë nga flakët në orët e para të ditës së sotme në fshatin Derviçan në Dropull. Mësohet se zjarri ka djegur plotësisht një shtëpi ndërsa flakët kanë rrezikuar edhe banesat fqinje me të.

Zjarri ka rënë rreth orës 01:37 në një banesë në të cilën për momentin nuk jetonte njeri. Kanë qenë banorët e fshatit Derviçan të cilët të alarmuar nga flakët dhe tymi kanë njoftuar për ndihmë Shërbimin Zjarrikës.

Përveç zjarrfikësve të bashkisë Dropull në vendngjarje kanë mbëritur edhe zjarrfikësit e Gjirokastrës sepse flakët masive kishin përfshirë shtëpinë ndërsa rrezikonin të përhapeshin edhe në banesat e tjera në këtë zonë të Derviçanit. Banesa ku u shfaq zjarri u dogj plotësisht ndërsa u arrit të evitohej dëmtimi i shtëpive të tjera.

zjarr be dropull digjet banesa

Sondazh

Poll