Aktualitet

Aksident i frikshëm në Lushnje/ Makina del nga rruga dhe merr para automjetin e parkuar, përfundojnë brenda një lokali, një person i plagosur

Pronarja e lokalit shprehet se dëgjuan një zhurmë të madhe, teksa ishin në shtëpi dhe panë nga kamerat e sigurisë më pas se çfarë kishte ndodhur.

22 Tetor 2024, 10:02 Nga r.ll
Aksident i frikshëm në Lushnje/ Makina del nga rruga dhe merr para
makinat brenda lokalit

LUSHNJE- Një aksident i rëndë ka ndodhur në Pluk të Lushnjes ku dy automjete kanë përfunduar në ambientet e brendshme të një lokali. Si pasojë një person ka mbetur i plagosur, ndërsa lokali dhe dy makinat janë shkatërruar totalisht. 

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, drejtuesi i automjeti tip “Volksvagen” ka humbur kontrollin dhe ka goditur një automjet tip “Benz”, i cili ishte parkuar dhe të dy makinat kanë përfunduar brenda lokalit. Shoferi është dërguar menjëherë me urgjencë në spitalin e Lushnjes.

Aksidenti mund të rezultonte me pasoja më fatale nëse do të kishte ndodhur gjatë ditës, por fatmirësisht lokali ka qenë i mbyllur dhe nuk ka pasur klientë apo personel në momentin e përplasjes. Ende nuk dihen shkaqet që sollën aksidentin. Pronarja e lokalit shprehet se dëgjuan një zhurmë të madhe, teksa ishin në shtëpi dhe panë nga kamerat e sigurisë më pas se çfarë kishte ndodhur.

“Dëgjuam një zhurmë të tmerrshme ndërsa ishim në shtëpi dhe pamë nga kamerat çfarë kishte ndodhur. Këtu është shkatërruar gjithçka”, deklaroi ajo.

aksident ne lushnje

Sondazh

Poll