Sport

E BUJSHME!... Së shpejti, fundi për trajnerin Xabi Alonson te Bayer Leverkusen…

Aventurës mes Xabi Alonsos dhe Bayer Leverkusenit me të vërtetë po i vjen fundi…

22 Tetor 2024, 10:00 Nga DOSJA

E BUJSHME!... Së shpejti, fundi për trajnerin Xabi Alonson te Bayer

GJERMANI - Vitin e kaluar, Bayer Leverkusen nuk humbi asnjë ndeshje të ligës dhe logjikisht fitoi Bundesligën. Sezoni do të ishte perfekt, nëse gjermanët do të kishin fituar Europa League kundër Atalanta Bergamo.

Por atë mbrëmje, Ademola Lookman kishte vendosur ndryshe. Natyrisht, lojtarë si Florian Wirtz dhe Jeremie Frimpong, ia kanë ekspozuar veten liderëve evropianë.

Por nuk janë vetëm ata, pasi edhe trajneri i shquar i BL04, spanjoli Xabi Alonso, ka qenë objekt i kërkesave të shumta. Madje ky i fundit u shpall si pasardhësi i denjë i Carlo Ancelottit në krye të Real Madridit. Megjithatë, ish-mesfushori me të vërtetë po largohet nga kampionët në fuqi të Gjermanisë.

Bayer Leverkusen pret të humbasë Xabi Alonson…

Me kontratë deri në vitin 2026, Xabi Alonso ndoshta nuk do të qëndrojë përgjithmonë në krye të Bayer Leverkusen. Sipas informacioneve të Sky Sport, drejtuesit e kampionëve në fuqi të Gjermanisë, po përgatiten për largimin e tij.

Por ish-lojtari i Bajern Mynichut apo edhe Real Madridi, mund të mos mbeten pa klub. Në të vërtetë, emri i tij përmendet dukshëm në anën e Manchester Cityt për të zënë vendin e Pep Guardiolës, në fund të kontratës së tij me Citizens.

Shtëpia e Bardhë është gjithashtu shumë e interesuar për të rikthyer ish-lojtarin e saj. Me largimin e tij të mundshëm verën e ardhshme, Bayer Leverkusen po punon brenda vendit për ta pasuar atë. Sebastian Hoeneß dhe Sandro Wagner janë në listën e ngushtë të klubit gjerman për ta pasuar atë…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll