Sport

La Liga, revolucioni po vjen? Barcelona-Atletico Madrid mund të luhet... në Miami

Tebas: “Të luajmë ndeshje zyrtare në Shtetet e Bashkuara do të forcojmë pozicionin tonë në tregun e Amerikës së Veriut, i cili është i dyti për La Ligën pas atij spanjol”, duke pranuar se plani fillestar ishte të fillonte në sezonin 2025/26.

22 Tetor 2024, 08:00 Nga DOSJA

La Liga, revolucioni po vjen? Barcelona-Atletico Madrid mund të luhet...

SPANJE - La Liga spanjole mund të zbarkojë së shpejti në Shtetet e Bashkuara: një projekt i promovuar disa herë nga presidenti i ligës më të mirë spanjole, Javier Tebas, i cili tani duket afër realizimit.

Nëse FIFA, UEFA dhe La Liga japin dritën jeshile, një ndeshje në fakt mund të luhet në tokën amerikane që në dhjetor. Nuk do të ishte vetëm një ndeshje, por një ndeshje e madhe mes Barcelonës dhe Atletico Madridit, e planifikuar aktualisht për fundjavën e 22 dhjetorit në Montjuïc.

Tre organizatat e futbollit,- shkruan tabloidi britanik Daily Mail, - po punojnë për ta zhvendosur ndeshjen e lartpërmendur në stadiumin Hard Rock në Miami. Autorizimet nga federata spanjole, UEFA dhe FIFA janë pengesat e fundit që duhen kapërcyer.

Javier Tebas kishte shprehur tashmë mbështetjen e tij totale për këtë ide disa muaj më parë, duke u shprehur: “Të luajmë ndeshje zyrtare në Shtetet e Bashkuara do të forcojmë pozicionin tonë në tregun e Amerikës së Veriut, i cili është i dyti për La Ligën pas atij spanjol”, duke pranuar se plani fillestar ishte të fillonte në sezonin 2025/26.

Megjithatë, sipas të njëjtit burim, tani është pjekur koha për këtë revolucion në futbollin evropian, i cili sigurisht që do t’i ndajë tifozët dhe entuziastët mes atyre që preferojnë të mbeten të lidhur me traditën dhe ata që janë të hapur ndaj sfidave të imponuara nga moderniteti.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll