Sport

Rithemelohet Federata Ballkanike e Peshëngritjes, tashmë me një president shqiptar!

Përfaqësuesit më të lartë të këtij sporti nga vendet e Ballkanit u mblodhën të hënën në vendin tonë dhe arritën të finalizojnë krijimin e kësaj orgnizate. Në krye të saj u zgjodh Elez Gjoza, presidenti i Federatës Shqiptare të Peshengritjes.

22 Tetor 2024, 00:30 Nga DOSJA
Rithemelohet Federata Ballkanike e Peshëngritjes, tashmë me një

TIRANE - Eshtë krijuar Federata Ballkanike e Peshëngritjes. Mbledhja me të gjithë përfaquesit më të lartë të këtij sporti, nga vendet e Ballkanit u mblodhën në vendin tonë. Në përfundim të saj, presidenti i kësaj federate u zgjodh Eleze Gjoza, kreu i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes.

Pas një pune të gjatë dhe këmbëngulëse, është krijuar tashmë Federata Ballkanike e Peshëngritjes. Përfaqësuesit më të lartë të këtij sporti nga vendet e Ballkanit u mblodhën të hënën në vendin tonë dhe arritën të finalizojnë krijimin e kësaj orgnizate. Në krye të saj u zgjodh Elez Gjoza, presidenti i Federatës Shqiptare të Peshengritjes.

Të ftuar në këtë mbledhje të rëndësishme ishin presidenti i Federatës Botërore të Peshëngritjes, presidenti i Federatës Evropiane të Peshëngritjes, të gjithë presidentët e federatave anëtare e figura të shquara të sportit të peshëngritjes. Zyra e Federatës Ballkanike të Peshëngritjes do të jetë në Tiranë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll