Sport

Kartoni i tretë i kuq i sezonit, Arteta i tërbuar: “Apel për Saliba? Do të vendosë Arsenali”

“Të gjitha skuadrat duan ta fitojnë ndeshjet kur shohin se luan me 10 lojtarë për 65 minuta”.

22 Tetor 2024, 09:00 Nga DOSJA

Kartoni i tretë i kuq i sezonit, Arteta i tërbuar: “Apel

ANGLI - Mikel Arteta është ende i zemëruar për humbjen e pësuar ndaj Bournemouth në daljen e fundit të Premier League.

Trajneri i Arsenalit nuk mund ta kuptojë, sesi ishte e mundur të përfundonte duke luajtur në inferioritet numerik për të tretën herë në sezon, për shkak të një kartoni të kuq të pësuar, në këtë rast Saliba, duke përmbyllur kështu serinë e pamposhtur që kishte zgjatur prej 17 ndeshjesh në gjashtë muaj.

"Epo, dua të them që të luash me 10 lojtarë, padyshim që ka një problem. E vërteta është se nëse analizon tre veprimet, të cilat janë shumë të ndryshme nga njëra-tjetra dhe rezultatin e tyre, arsyet janë shumë të ndryshme.

Pavarësisht nga kjo, ne nuk mund të vazhdojmë të luajmë me 10 lojtarë, sidomos në këtë nivel dhe e shihni se si luftojmë. Të gjitha skuadrat duan ta fitojnë ndeshjet kur shohin se luan me 10 lojtarë për 65 minuta. Detyra bëhet pothuajse e pamundur për t’u mbrojtur. Ky problem është i qartë, nuk ka rëndësi pse dhe si ndodh. Ne duhet të përqendrohemi dhe të jemi të kujdesshëm që kjo të mos ndodhë”.

Për mundësinë e apelimit ndaj kartonit të kuq të Salibës, Arteta foli kështu: “Ia lë klubit të kuptojë rrethanat dhe shembujt e tjerë shumë të qartë në të njëjtin pozicion dhe ata do të vendosin”,- janë fjalët e marra nga konferenca për shtyp në prag të xhiros së tretë të Champions League kundër Shakhtarit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll