Sport

Ndërron jetë në fushën e lojës ish-futbollisti i Interit!

Përpjekjet për ta mbajtur në jetë rezultuan të padobishme, sepse ai ndërroi jetë për pak minuta.

22 Tetor 2024, 00:20 Nga DOSJA
Ndërron jetë në fushën e lojës ish-futbollisti i

ITALI - Një ndeshje futbolli mes miqsh rezultoi fatale për Luigi Rocca. Ish-futbollisti 61-vjeçar i Interit u ndje keq në fushë nga ku nuk doli i gjallë. Përpjekjet për ta mbajtur në jetë rezultuan të padobishme, sepse ai ndërroi jetë për pak minuta.

Sipas informacioneve të para, Rocca ishte viktimë e një ataku kardiak. Një tronditje për të afërmit, familjen dhe për shokët dhe kundërshtarët e tij. Në realitet, sipas dëshmive të raportuara nga Libertà.it, Rocca i kishte paralajmëruar lojtarët e tjerë për një problem që më pas e rrëzoi në tokë. Në vendngjarje ka mbërritur një ambulancë, por tentativat për ta mbajtur në jetë kanë rezultuar të kota.

Kush ishte Luigi Rocca

Karriera e Luigi Rocca nisi në ekipin e të rinjve të Interit, klub me të cilin debutoi si profesionist në vitin 1981. Në fakt, në një ndeshje të Kupës UEFA ai zuri vendin e Lele Orialit. Përsëri me zikaltrit ai bëri paraqitjen e tij të parë dhe të vetme në Serinë A, përpara se të zbriste një kategori për të marrë minuta. Siena, Trento dhe Sanremese në C1, pastaj Taranto, Brindisi, Casertana, Piacenza, Siena dhe Fidenza.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll