Sport

Suarez po përjeton një rini të dytë te Miami: "Rinovim? Po flasim, dua të bëj histori"...

"Agjenti im ka folur me klubin, jam i qetë. Unë do ta mbyll sezonin në në mënyrën më të mirë të mundshme”

21 Tetor 2024, 20:17 Nga DOSJA
Suarez po përjeton një rini të dytë te Miami: "Rinovim?

SHBA - Inter Miami i Lionel Messit vendosi rekordin e pikëve të sezonit të rregullt MLS, duke përfunduar kampionatin 2024 (Konferenca Lindore) me 74 pikë pas një fitoreje 6-2 ndaj New England Revolution në ditën e fundit.

Protagonist i këtij udhëtimi, së bashku me kampionin argjentinas, ishte edhe Luis Suarez. Në moshën 37-vjeçare, uruguajani vazhdon të argëtohet në anën tjetër të Atlantikut dhe madje mund të vazhdojë kontratën e tij me ekskluzivitetin e David Beckham:

"Agjenti im ka folur me klubin, jam i qetë. Unë do ta mbyll sezonin në në mënyrën më të mirë të mundshme dhe do t'i tregoj klubit që kam ardhur me dëshirë, se jam mirë fizikisht dhe kam ambicie të vazhdoj të jem pjesë e historisë së këtij klubi",- tha ai për ESPN Uruguay .

Me miqtë e tij Leo Messi, Jordi Alba dhe Sergio Busquets, të gjithë ish-lojtarë të Barcelonës, “El Pistolero” po përjeton një rini të dytë: i përfshirë në 25 gola (18 gola, 7 asistime) në 26 ndeshje të Major League Soccer, ai ishte një nga lojtarët më të mirë në sezonin e rregullt dhe tani dëshiron të vendosë një titull të ri në bord.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll