Politike

"Krimi i organizuar hidhte valle në tavolinën e kryeministrit"/ Lala zbulon detaje nga burgosja e Jurgis Çyrbes

Lala tha se Cyrbja dyshohet se ka marrë të dhëna nga zyrtarë të lartë, policia, drejtësia, që kishte të bënte për persona në kërkim dhe i favorizonte, në këmbin të votave, pra Altin Hajri.

21 Tetor 2024, 22:12 Nga E. D
"Krimi i organizuar hidhte valle në tavolinën e
Klodiana Lala

TIRANË- Klodiana Lala, ka shpjeguar detaje nga arrestimi i ish deputetit Jurgis Çyrbja dhe si ai u propozua nga krimi i organizuar që të ishte i treti në listën e PS në Durrës dhe në fakt u caktuar pikërisht i treti. 

Lala e ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, u shpreh se dyshimet e SPAK janë që Çyrbja të jetë përfshirë në komunikime në SKY ECC, ku prokuroria e posaçme flet për korrupsion në zgjedhje. Lala tha se Cyrbja dyshohet se ka marrë të dhëna nga zyrtarë të lartë, policia, drejtësia, që kishte të bënte për persona në kërkim dhe i favorizonte, në këmbin të votave, pra Altin Hajri.

"Zoti Çyrbja nuk është arrestuar për shpërdorim detyre për pronat në Durrrës, por një çështje që ka të bëjë me të dhënat e ardhura nga autoritetet franceze. Dyshimet e SPAK janë që Çyrbja të jetë përfshirë në komunikime në SKY ECC, ku prokuroria e posacme na flet për korrupsion në zgjedhje. Janë 4 personazhe, Altin Hajri, në kërkim për zhdukjen e Jan Prengës, i cili komunikon me Ahmet Mashën, Edmond Kocin dhe të tjerë, ndërmarirn një operacion që Çyrbja të mos lihej i pesti apo gjashti në Durës por të shkonte i treti në listë. Fakti tregoi se Dako e propozoi emrin e Çyrbes i treti në listë dhe u miratua nga Edi Rama.

Cyrbja dyshohet se ka marrë të dhëna nga zyrtarë të lartë, policia, drejtësia, që kishte të bënte për persona në kërkim dhe i favorizonte, në këmbin të votave, pra Altin Hajri. Ka edhe një rast për një grup shumë të rrezikshëm në zonën e Durrësit, që ka të bëjë me Kreshnik Budlla Farruku. Aktivitetin e ka patur në Spanjë, është goditur pak kohë më parë. Kreshnik Budlla Farruku është larguar nga shtëpia dhe ka harruar celularin hapur. Jurgys Çyrbja rezulton se i çonte të dhëna kunatit të Farrukut dhe ai ia përcillte këtij të fundit.

Edi Rama dhe mazhoranca ka patur interes ta merrte mandatin e Çyrbes, sepse po të shkonte kërkesa në Kuvend prokuroria duhet t Çonte aktet dhe komunikimet kompromentonin eksponentë të PS dhe kryeministrin. Krimi i organizuar ka hedhur vallë mbi tavolinën e Kryeministrit. Ka biseda ku thuhet pse të jetë Ndraxhi, që edhe ai del të dosja 339, që caktohej nga Avdylajt. Kanë përplasje brenda grupit. Si ka mundësi që Kryeministri dhe strukturat e PS vendosën të tretin në listë një person të propozuar nga krimi i organizuar? Nuk është peshku i madh Cyrbja, por kush e furnizonte Cyrbjen me informacion?", tha Lala. 

 

klodiana lala

Sondazh

Poll