21 Tetor 2024, 21:11
Nga M.B
Edi Rama dhe Giorgia Meloni
ITALIA- Këshilli i Ministrave i qeverisë italiane vendosi sot për rregullat e reja për dëbimin e emigrantëve nga të ashtuquajturat “vendet e sigurta”, të cilat do të anashkalojnë vendimet e drejtësisë dhe detyrimet e vendosura nga Gjykata e BE-së. Sipas mediave italiane, në pak minuta, Këshilli i Ministrave në Romë miratoi një dekret ligjor që tregon se në cilat vende do të kryhen riatdhesimet e menjëhershme, një formulë “primare” e cila është më e fortë nga pikëpamja legjislative sesa dekreti i thjeshtë i Ministrisë të Punëve të Jashtme i cili ishte në fuqi deri më sot.
Rregullat e reja parashikojnë në masë të madhe listën me 22 shtete të konsideruara të sigurta nga qeveria italiane, duke u përpjekur të “bllokojë” me një ligj më të fuqishëm mundësinë e dëbimit të menjëhershëm për ata që vijnë nga një nga vendet e listës së përpiluar sot. Në ndryshimet e sotme, Këshilli i Ministrave vendosi të ulë numrin e vendeve të sigurta nga 22 në 19, pasi përjashtoi Kamerunin, Kolumbinë dhe Nigerinë.
Mbetet për t’u parë nëse gjykatat italiane, të cilat në 95% të rasteve nuk kishin konfirmuar ndalimin e emigrantëve, do të ndryshojnë qëndrim pas ndryshimeve ligjore të bëra nga qeveria Meloni. Pengesa, në fakt, u vendos nga vendimi i Gjykatës së BE-së i datës 4 tetor, i cili nuk përfshinte shumicën e 22 vendeve në mesin e atyre që janë në gjendje të mbrojnë të drejtat e të gjithë qytetarëve.
Gjyqtarët evropianë kishin specifikuar se një vend nuk mund të jetë i sigurt nëse një pjesë e territorit të tij nuk garanton mbrojtjen e të drejtave të të gjithë qytetarëve, pa përjashtuar asnjë kategori. Prandaj përjashtimi i Kolumbisë, Nigerisë dhe Kamerunit, vende të cilat nuk e plotësojnë këto kritere parashikohet t’i hapë rrugë vazhdimit të marrëveshjes Rama-Meloni.
marreveshja per emigrantet
Politike
21 Tetor 2024, 20:45
M.B
Ilir Meta
TIRANA- Agjencia e lajmeve "Reuters" i ka kushtuar një artikull arrestimit të presidentit të Partisë së Lirisë...
Politike
21 Tetor 2024, 20:51
I.A
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar për herë të parë pas arrestimit nga burgu. Me ...
Politike
21 Tetor 2024, 20:28
M.B
Monika Kryemadhi
TIRANA- Deputetja Monika Kryemadhi ka reaguar sërish përmes rrjeteve sociale pas publikimit të deklaratës së...
Politike
21 Tetor 2024, 20:15
I.A
Ilir Meta
TIRANE- Më 8 korrik 2024, në kulmin e akuzave që Ilir Meta i dërgonte SPAK-ut, përmes deklaratave nga selia apo daljeve ...
Politike
21 Tetor 2024, 20:06
M.B
Foto nga mbledhja
TIRANA- Partia e Lirisë ka bërë publike qëndrimet pas arrestimit të Kreut të saj Ilir Meta. Me anë...
Politike
21 Tetor 2024, 19:51
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Pasi njoftoi gjatë mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike protestën e radhës më dat...
Politike
21 Tetor 2024, 19:46
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalimit tij mbrëmjen e sotme akuzoi bashkëshorten e Edi ...
Politike
21 Tetor 2024, 19:37
M.B
Ilir Meta
TIRANA- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me ...
Politike
21 Tetor 2024, 19:44
E. D
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë fjalimit tij të përnatshëm ka përshëndetur ...
Politike
21 Tetor 2024, 19:25
E. D
ilir meta
TIRANË- Prokuroria e Posaçme në njoftimin zyrtar për arrestimin e kreut të Partisë së Lirisë Ilir...