Politike

U arrestua nga SPAK, Meta nga burgu: Lufta jonë nis një faqe të re në përballje pa kompromis me narkoshtetin

Me anë të një postimi në Facebook, Meta ka falenderuar anëtarët e Partisë së Lirisë për mbështetjen që i kanë dhënë deri më tani.

21 Tetor 2024, 20:51 Nga I.A
U arrestua nga SPAK, Meta nga burgu: Lufta jonë nis një faqe të
Ilir Meta

TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar për herë të parë pas arrestimit nga burgu. Me anë të një postimi në Facebook, Meta ka falenderuar anëtarët e Partisë së Lirisë për mbështetjen që i kanë dhënë deri më tani. Ndërkohë që ka theksuar se lufta e tyre nis një faqe të re me përballjen kundër një narkoshteti të instaluar brutalisht. 

Postimi i Plotë:

Falenderoj përzemërsisht të gjithë anëtarët e Partisë së Lirisë për mbështetjen e jashtëzakonshme që më kanë dhënë deri tani. Po kështu nga sot lufta jonë nis një faqe të re në përballjen pa asnjë kompromis me Narkoshtetin e instaluar brutalisht. Jam i bindur në fitoren e kauzave tona kombëtare dhe demokratike! Armiqtë e kombit tonë dhe demokracisë do u ngrijë e qeshura në buzë. Rrëmbimi im sot në mënyrën më banditeske tregon panikun e regjimit diktatorial nga ballafaqimi me të vërtetat. Ju siguroj se pas njohjes me vendimin e arrestimit tim ndihem më i fortë se kurrë dhe besoj edhe shumë në pafajësinë time të plotë. Ndihem krenar që jam rrëmbyer dhunshëm nga antishqiptarët dhe shqipfolësit vetëm për patriotizmin tim dhe mbrojtjen e interesave kombëtare.

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është arrestuar ditën e sotme. Meta është vënë në pranga në orët e para të mesditës me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. Pas arrestimit të Metës, Gjykata e Posaçme ka caktuar dhe masë sigurie detyrim paraqitje për ish-bashkëshorten Monika Kryemadhi. 

ilir meta

Sondazh

Poll