21 Tetor 2024, 21:43
Nga E. D
Tedi Blushi
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi, ka folur për zhvillimin e ngjarjeve politike brenda Partisë së Lirisë, pas arrestimit të dhunshëm dhe të paprecedent të Ilir Metës. Blushi në një lidhje live në Çim Peka Live në SYRI TV, u shpreh se Ilir Meta është Presidenti legjitim i PL-së dhe se nuk ka asnjë dilemë për këtë.
Gjithashtu Blushi akuzoi Ramën se është urdhëruesi i rrëmbimit të kreut të PL pasi e ka kërkuar që në Kongresin e PS. Po ashtu Blushi u shpreh se kemi të bëjmë me një strukturë terroriste dhe SPAK sot ka pushuar së ekzistuar. Sipas Blushit Edi Rama dhe Altin Dumani kanë kaluar çdo vijë të kuqe.
Intervista në studio:
Peka: Çfarë ndodh tani me PL-në?
Blushi: Partia e Lirisë ka një president legjitim i zgjedhur nga Konventa Kombëtare dhe ai është Ilir Meta. Nuk ka asnjë dilemë për këtë fakt.
Peka: E prisnit këtë arrestim? Me atë që keni biseduar me zotin Meta?
Blushi: Kam qënë në komunikim të vazhdueshëm me zotin Meta. Ka qënë një ngjarje e papritur edhe për vetë zotin Meta. Një akt tipik terrorist kriminal i urdhëruar nga Edi Rama në Kongresin e PS, ku urdhëroi këtë strukturë terroriste kriminale që të arrestonte dy figurat kryesore të opozitës, Doktor Berishën dhe zotin Meta dhe u finalizua ky urdhër politik me atë rrëmbim kriminal në mes të autostradës dhe në mes të ditës nga punonjësit e narkopolicisë dhe ata banditë. Ku dallohet banditi nga polici? Nga mjeti i identifikimit.
Këta persona, këta kriminelë, kjo bandë terroriste nuk ka pasur asnjë dokument identifikimi dhe më e rëndë është dhunimi që i kanë bërë zotit Meta dhe Sekretarit Organizativ të PL-së që sot është i arrestuar. Kemi të bëjmë me një strukturë terroriste, SPAK sot ka pushuar së ekzistuar. Edi Rama dhe Altin Dumani kanë kaluar çdo vijë të kuqe. Sidomos ky Bin Landeni i drejtësisë, ky kamikaz Altin Dumani, në funksion të Edi Ramës, për llogari të agjendave politike dhe elektorale të kryeministrit duke ndaluar edhe drejtuesin e dytë kryesor të opozitës, zotin Meta. Të dy drejtuesit e opozitës janë sot në izolim pa fakte pa prova.
tedi blushi
Politike
21 Tetor 2024, 21:45
M.B
Erisa Xhixho
TIRANA- Deputejta Erisa Xhixho ka folur në lidhje me masat e lëshuar nga SPAK ditën e sotme ku një ndër të preku...
Politike
21 Tetor 2024, 21:36
M.B
Foto nga emisioni
TIRANA- Sekretari organizativ i Partisë së Lirisë, Artemis Peca, i cili po drejtonte mjetin me të cilin po udh&e...
Politike
21 Tetor 2024, 21:25
M.B
Klodiana Lala dhe Ilir Meta
TIRANA- Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje nga hetimet e SPAK që çuan në pranga ish presid...
Politike
21 Tetor 2024, 21:11
M.B
Edi Rama dhe Giorgia Meloni
ITALIA- Këshilli i Ministrave i qeverisë italiane vendosi sot për rregullat e reja për dëbimin e ...
Politike
21 Tetor 2024, 20:45
M.B
Ilir Meta
TIRANA- Agjencia e lajmeve "Reuters" i ka kushtuar një artikull arrestimit të presidentit të Partisë së Lirisë...
Politike
21 Tetor 2024, 20:51
I.A
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar për herë të parë pas arrestimit nga burgu. Me ...
Politike
21 Tetor 2024, 20:28
M.B
Monika Kryemadhi
TIRANA- Deputetja Monika Kryemadhi ka reaguar sërish përmes rrjeteve sociale pas publikimit të deklaratës së...
Politike
21 Tetor 2024, 20:15
I.A
Ilir Meta
TIRANE- Më 8 korrik 2024, në kulmin e akuzave që Ilir Meta i dërgonte SPAK-ut, përmes deklaratave nga selia apo daljeve ...
Politike
21 Tetor 2024, 20:06
M.B
Foto nga mbledhja
TIRANA- Partia e Lirisë ka bërë publike qëndrimet pas arrestimit të Kreut të saj Ilir Meta. Me anë...
Politike
21 Tetor 2024, 19:51
M.B
Sali Berisha
TIRANA- Pasi njoftoi gjatë mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike protestën e radhës më dat...