Politike

VIDEO/ "Dil nga makina!” Publikohen pamje të reja nga momenti i arrestimi të kreut të PL-së, Ilir Meta, agjentët drejtuar qytetarit: Hiqe telefonin!

Në video e publikuar në rrjetin social "Tik-Tok" dëgjohen agjentët që i kërkojnë Metës të dalë nga makina. Po ashtu, agjentët dëgjohen duke i kërkuar qytetarit që ka regjistruar videon, të heqë telefonin.

21 Tetor 2024, 22:03 Nga M.B
VIDEO/ "Dil nga makina!” Publikohen pamje të reja nga momenti i
Arrestimi

TIRANA- Janë publikuar pamjet të tjera nga momenti i arrestimit të presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta ditën e sotme. Në video e publikuar në rrjetin social "Tik-Tok" dëgjohen agjentët që i kërkojnë Metës të dalë nga makina. Po ashtu, agjentët dëgjohen duke i kërkuar qytetarit që ka regjistruar videon, të heqë telefonin.

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta u arrestua sot pas mesdite te zona e Kthesës së Kamzës, pasi akuzohet nga SPAK për “Korrupsion pasiv i zyrtarëve të lartë shtetëror dhe të zgjedhurve vendorë”, “Pastrim i produkteve të veprës penale dhe veprimtarisë kriminale”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i cdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim”. 

 

arrestimi i ilir metes

Sondazh

Poll