Politike

"Vetëm tërhiqnin me forcë!" Arrestimi i Metës/ Blushi: Garda nuk ka qenë sepse nuk ka patur dijeni ku ka qenë ish-presidenti! Peca: Nuk pati rezistencë

Peca tha se Meta nuk ishte me njeri tjetër dhe as me eskortë.

21 Tetor 2024, 16:35 Nga M.B

 

"Vetëm tërhiqnin me forcë!" Arrestimi i Metës/
Foto nga konferenca

 

TIRANA- Sekretari Organizativ i Partisë së Lirisë, Artemis Peca, i cili po drejtonte automjetin me të cilin udhëronte kreu i PL, Ilir Meta, në momentin e arrestimit ka marrë pjesë sot në konferencën e jashtëzakonshme për mediat. Peca tha se Meta nuk ishte me njeri tjetër dhe as me eskortë. Ai shtoi se gjatë arrestimit nuk pati rezistencë.

“Zoti Meta nuk ishte me njeri tjetër dhe as eskortë. Ilir Meta nuk është frikacak. Nuk pati rezistencë. U tregua i sjellshëm. U kërkoi mandatin dhe ata në asnjë moment nuk e dëgjonin. Vetëm tërhiqnin me forcë. Më pyetën kush jeni ju. U thashë na tregoni kush jeni. Ne nuk treguan asnjë lloj rezistence”, tha Peca.

Nga ana tjetër, i pyetur se pse Metë nuk kishte truproje me vete ose Gardën, sekratari i përgjithshëm i PL, Tedi Blushi u përgjigj duke thënë se ai nuk ka kryer asnjë krim.

“Sepse Meta nuk ka kryer asnjë krimin dhe nuk ka patur frikën. Garda nuk ka qenë sepse nuk ka patur dijeni ku ka qenë ish-presidenti i Republikës”, tha Blushi.

ilir meta

Sondazh

Poll