Politike

"Rama do të marrë përgjigjen më shembullore!" Arrestimi i kreut të PL/ Blushi: Po identifikojmë grupin terrorist që vendosi në pranga Metën

Ai shtoi se janë duke identifikuar grupin terrorist, sipas tij, dhe do të faktojnë me prova lidhjet e tyre me grupet më të rrezikshme kriminale.

21 Tetor 2024, 16:23 Nga M.B
"Rama do të marrë përgjigjen më shembullore!"
Tedi Blushi

TIRANA- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi tha sot në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp se Garda, në moment e ndalimit të kreut të PL Ilir Meta, nuk ka qenë aty prezent dhe jo rastësisht, sipas tij. Blushi tha se ndaj Metës nuk ka asnjë akuzë të mbështetur mbi fakt dhe mbi prova, nuk ka asnjë provë, asnjë dokument, dëshmi të vërtetë që e implikon qoftë edhe në një fije floku afere korruptive. Ai shtoi se proces është i inskenuar nga Rama dhe i zbatuar nga xhelati i tij në krye të SPAK. Ai shtoi se janë duke identifikuar grupin terrorist, sipas tij, dhe do të faktojnë me prova lidhjet e tyre me grupet më të rrezikshme kriminale.

 “Garda, çuditërisht në moment e ndalimit nuk ka qenë aty prezent dhe jo rastësisht atëherë çdo shqiptar sot ndihet i kërcënuar. Kjo nuk është beteja personale e Metës, kjo është beteja e shqiptarëve të ndershëm që e duan familjen, kombin shqiptar. Ndaj Metës nuk ka asnjë akuzë të mbështetur mbi fakt dhe mbi prova, nuk ka asnjë provë, asnjë dokument, dëshmi të vërtetë që e implikon qoftë edhe në një fije floku afere korruptive, proces i inskenuar nga Rama dhe i zbatuar nga xhelati i tij në krye të SPAK, kësaj strukture terroriste, se akuzat e vetme për të cilat Meta është ndaluar sot janë këto që po u rendis, mbrojtja e interesit kombëtar, mbrojtja e çështjes së Kosovës, beteja e tij për mbrojtjen e çështjes së detit.

Kemi dëshmitar okular se çfarë tradhtie ka bërë Rama me Bashën për çështjen e detit, dhe lufta kundër Soros. Rama do të marrë përgjigjen më shembullore nga shqiptarët e ndershëm dhe patriotë në të katërta anët e botës, përfshi edhe veglat e tyre në këtë sistem të kapur drejtësie, që rrëmben ditën, në mes të Tiranës ish presidentin e Republikës. Jemi duke identifikuar grupin terrorist dhe do ua faktojmë me prova lidhjet e tyre me grupet më të rrezikshme kriminale, do i nxjerrim me foto dhe emra ta dinë të gjithë shqiptarët se kush janë këta terroristë që dhunuan kreun e PL”, tha Blushi.

tedi blushi

Sondazh

Poll