Politike

"Aksioni shfaqje e turpshme e policisë"/ Noka: Rama pasi nuk likuidoi PD, kërkon të likujdojë PL-në

Më tej Noka shprehet se Edi Rama, pasi nuk ia doli të likuidojë PD-në, synon eliminimin politik të Partisë së Lirisë. 

21 Tetor 2024, 15:13 Nga E. D
"Aksioni shfaqje e turpshme e policisë"/ Noka: Rama pasi nuk
Flamur Noka

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka reaguar pas arrestimi të Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Noka thotë se se jo vetëm arrestimi, por ndalimi në rrugë i automjetit në formën e aksionit blic, është një shfaqje e turpshme për Policinë e Shtetit, që zbaton me përpikmëri urdhërat politikë të kryeministrit-prokuror. Më tej Noka shprehet se Edi Rama, pasi nuk ia doli të likuidojë PD-në, synon eliminimin politik të Partisë së Lirisë. 

Reagimi i Flamur Nokës:

Jo vetëm arrestimi, por ndalimi në rrugë i automjetit në formën e aksionit blic, është një shfaqje e turpshme për Policinë e Shtetit, që zbaton me përpikmëri urdhërat politikë të kryeministrit-prokuror. E turpshme për Shqipërinë dhe qytetarët #shqiptarë që ish Presidenti dhe ish Kryeministri i vendit të tyre të tërhiqet me forcë nga maskat e narkoshtetit.

Edi Rama, pasi nuk ia doli të likuidojë PD-në, synon eliminimin politik të Partisë së Lirisë. Zgjedhjet po afrojnë dhe Rama kërkon që shqiptarët të mos kenë alternativa e ai vetë të mos ketë kundërshtarë. Të gjitha do t'i kthehen mbrapsht.

Populli opozitar do të qëndrojë i bashkuar përballë diktaturës së mafias. Narkoshteti i Ramës do shembet para syve tanë. Dy drejtuesit kryesorë të opozitës janë arrestuar me urdhër të Ramës. Të përballemi me të gjitha forcat! Mosbindje civile deri në fund!

flamur noka ilir meta

Sondazh

Poll