Politike

Arrestimi i Metës/ Berisha publikon pamjet: Kriminelë me uniformë rrëmbejnë dhe godasin mbas koke publikisht ish-Presidentin

Berisha shton se dënon me forcën më të madhe aktin e tyre monstruoz, sipas tij.

21 Tetor 2024, 15:54 Nga M.B
Arrestimi i Metës/ Berisha publikon pamjet: Kriminelë me uniformë
Arrestimi

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sërish në lidhje me arrestimin e Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Me anë të një postimi në Facebook, të cilin Berisha e ka shkruar në shqip dhe anglisht thotë se kriminelët me uniformë rrëmbyen dhe goditën pas koke ish-presidentin, ish-kryeministrin dhe ish-kreun e Parlamentit. Berisha shton se dënon me forcën më të madhe aktin e tyre monstruoz, sipas tij.

“Kriminelë me uniformë rrëmbejnë dhe godasin mbas koke publikisht, me porosi të Edi Ramës ish- Presidentin, ish- Kryeministrin dhe ish-Kryetarin e Parlamentit Ilir Meta! Dënoj me forcën më të madhe aktin e tyre monstruoz!

The Albanian Police (criminals in uniform), folloëing the orders of Edi Rama, abducted and punched in the head, in public the former President, former Prime Minister, and former Speaker of Parliament, Ilir Meta. I strongly condemn their monstrous act!”, shkruan Berisha.

arrestimi i ilir metes

Sondazh

Poll