Politike

Arrestimi i Metës/ Boçi: Rruga e florinjtë e SPAK për Ramën për ta shpëtuar është e gabuar

Gjithashtu ai tha se sipas Ramës e SPAK-ut të tij, drejtësia e Hoxhës me dhunën e saj ekzemplare i bie të jetë kampione.

21 Tetor 2024, 16:21 Nga E. D
Arrestimi i Metës/ Boçi: Rruga e florinjtë e SPAK për
Luçiano Boçi

TIRANË- Nënkrytetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka reaguar pas arrestimit të Ilir Metës. Boçi përmes një postimi në Facebook shkruan se Rama arrestoi njeriun i cili i dhuroi fronin e Kryeministrit në 2013, të cilin as në ëndërr nuk e kish parë, por e arreston sot me dhunë me cerberët e tij të portave të pushtetit. Gjithashtu ai tha se sipas Ramës e SPAK-ut të tij, drejtësia e Hoxhës me dhunën e saj ekzemplare i bie të jetë kampione. Më tej Boçi thotë se rruga e florinjtë që SPAK po i shtron Ramës për ruajtjen e sundimit, me arrestimin e krerëve të opozitës, është rrugë e poshtër dhe e gabuar, një film i parë para ‘90.

Reagimi i Polotë:

Rama, njeriun i cili i dhuroi fronin e Kryeministrit në 2013, të cilin as në ëndërr nuk e kish parë, e arreston sot me dhunë me cerberët e tij të portave të pushtetit. Më thoni tani cili është “krimineli”?! Dante MOSMIRËNJOHËSIN e vendoste në rrethin e 9-të ferrit. Ndërsa SPAK (të na falë Dante për paralelizmin rrethanor) mosmirënjohësin epik Ramë, themeluesin e narko-shtetit shqiptar, të kapur me krim zgjedhor e korrupsion masiv, e mban mentor dhe Kryeministër.

Ndërsa Drejtësia e pretenduar sot është barazuar me dhunën, ndërkohë që duhet të jetë thjesht ligj. Arrestimet në një drejtësi të drejtë nuk janë marrje nëpër këmbë e dinjitetit të atij që akuzohet. Një drejtësi që i trajton bandat e banditët që kanë zbrazur Shqipërinë si engjëj dhe të tjerët si djaj, është drejtësi inkuizitore. Sipas Ramës e SPAK-ut të tij, drejtësia e Hoxhës me dhunën e saj ekzemplare i bie të jetë kampione!!!??

Pamjet e xhiruara me regji sot dhe të transmetuara kërkojnë të instalojnë frikën e padrejtësisë e të regjimit dhe jo të vendosin drejtësi. Rruga e florinjtë që SPAK po i shtron Ramës për ruajtjen e sundimit, me arrestimin e krerëve të opozitës, është rrugë e poshtër dhe e gabuar, një film i parë para ‘90. Përgjigjen ndaj saj e ka gdhendur historia. Çdo përsërtitje e saj me rivendosje diktature, kërkon dhe përsëritjen e përmbysjes.

luçiano boçi

Sondazh

Poll