Art&Argëtim

Përflitet si fituesja e Festivalit, Kozeta Kurti për Elvana Gjatën: Kemi 5-6 vite që themi të shkojë ajo, tani thonë pse?

21 Dhjetor 2019, 18:42 Nga DOSJA
Përflitet si fituesja e Festivalit, Kozeta Kurti për Elvana

TIRANË– Kozeta Kurti ka folur lidhur me Festivalin e 58-të të RTSH dhe për fituesen e përfolur, këngëtaren Elvana Gjata. 

E ftuar në emisionin “Pop Culture”, Kurti tha se mendon se Elvana do të jetë personi që do tëe regjistrojë performancën më të mirë skenike ndonjëherë për Shqipërinë. 

Kemi nja 5-6 vjet që dëgjojmë ‘të iki Elvana se është e investuar’. Tani që është pretendetja kryesore thonë pse ka dalë? Dmth ky popull është… Unë them që Elvana është personi më i investuar në këto momente që op flasim në fushën e këngës. Për shije personale është çështje tjetër. Unë do i them pasi festivali të mbarojë. Unë mendoj që nëse Elvana shkon në Eurovizion, Shqipëria ashtu siç ka pasur performancën më të mirë vokale me Gent Bushpepën, jam e bindur që do të ketë performancën më të mirë skenike me Elvana Gjatën,”– tha Kurti. 

Kujtojmë që për Elvanën është folur gjatë, pasi emri i saj qarkulloi se do  të jetë edhe fituesja e këtij Festivali të ’58 në RTSH. Ishte kompozitorja Diana Ziu, e para ajo që akuzoi producenten Vera Grabocka, e cila ka marrë përsipër këtë vit organizimin e RTSh se ka paracaktuar Elvana Gjatën si fituese të këtij edicioni. Akuzat janë përforcuar edhe nga emra të tjerë të skenës, si Rovena Dilo, Luis Ejlli, por edhe Erik Lloshi i cili hodhi akuza për anësi.

Ndërkohë që Dosja.al në një vëzhgim elementar pikasi se nga 25 konkurrentë 12 janë produkt i dyshes Grabocka-Vejsiu, ndërsa vetë Robert Berisha ka zbuluar se në Festivali u ftua nga producentja, duke nxjerrë blof procedurën e garimit.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz elvana gjata festivali i 58-të i rtsh kozeta kurti elvana gjata festivali i 58-të i rtsh kozeta kurti

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 21 Dhjetor 2019, 14:36

TIRANË- Mbrëmjen e djeshme u zhvillua nata e dytë e gjysmëfinales të “Festivalit të Këngës”.U zbulua lista e 12 finalistëve, të cilët u zgjodhën nga juria ...

Art&Argëtim 21 Dhjetor 2019, 14:13

Mozzik merr dhuratën me të bukur nga fansja e tij

TIRANË- Mozzik është një ndër reperët më të suksesshëm dhe të dashur për publikun shqiptar.Prej disa muajsh është shumë i komentuar në mediat rozë, për lid...

Art&Argëtim 21 Dhjetor 2019, 13:02

Enca në bashkëpunim me Rinën?

TIRANË- Enca është një ndër këngëtaret më të komentuara për muzikën dhe karakterin e saj. Kohët e fundit Enca ka ndarë më ndjekësit e saj se 2020 do të jet...

Art&Argëtim 21 Dhjetor 2019, 12:29

Ushqimet djegëse zvogëlojnë rrezikun e vdekjes

Sipas një studimi që është kryer kohët e fundit në Itali, tregon se specat djegës zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet e zemres dhe goditjes ne kokë.Studjuesit kan...