Art&Argëtim

21 Dhjetor 2019, 14:36 Nga DOSJA

TIRANË- Mbrëmjen e djeshme u zhvillua nata e dytë e gjysmëfinales të “Festivalit të Këngës”.U zbulua lista e 12 finalistëve, të cilët u zgjodhën nga juria profesionale që ishte e përbërë nga 2 shqiptarë dhe 3 të huaj.

Në këtë festival mori pjesë dhe Kastri Zizo me këngën “Asaj”, e cila ishte dedikuar nënave që janë larguar nga kjo jetë. Edhe pse një këngë shumë e komentuar dhe që kishte mijëra klikime në kanalin Youtube, Katro Zizo u skualifikua, duke mos marrë pjesë në finale.

Pas publikimit të listës së finalistëve, Kastro ka reaguar në Instagramin  e tij, duke thënë se finalja në një festival është thjesht statistikë, e rëndësishme për të është që dha dhe mori dashuri nga publiku që e përkrahu.

“Shpresoj që “Asaj” të mbetet një “himn” për çdo nënë të larguar nga kjo botë. Qëllimi ynë u arrit. Ne hymë thellë në zemrat tuaja. Vlerësoni çdo moment me të dashurit tuaj, me nënat, baballarët, motrat, vëllezërit, fëmijët, gratë, burrat dhe çdo të shtrenjtë tuajin… Një finale në festival është thjesht statistike, me rëndësi që dhamë dhe morëm dashuri pa fund. Suksese artistëve finalistë dhe fitoftë më i miri”, shkruan Këngëtari.

M.P/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz 12 finalistë festivali i këngës kastro zizo 12 finalistë festivali i këngës kastro zizo

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 21 Dhjetor 2019, 14:13

Mozzik merr dhuratën me të bukur nga fansja e tij

TIRANË- Mozzik është një ndër reperët më të suksesshëm dhe të dashur për publikun shqiptar.Prej disa muajsh është shumë i komentuar në mediat rozë, për lid...

Art&Argëtim 21 Dhjetor 2019, 13:02

Enca në bashkëpunim me Rinën?

TIRANË- Enca është një ndër këngëtaret më të komentuara për muzikën dhe karakterin e saj. Kohët e fundit Enca ka ndarë më ndjekësit e saj se 2020 do të jet...

Art&Argëtim 21 Dhjetor 2019, 12:29

Ushqimet djegëse zvogëlojnë rrezikun e vdekjes

Sipas një studimi që është kryer kohët e fundit në Itali, tregon se specat djegës zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet e zemres dhe goditjes ne kokë.Studjuesit kan...

Art&Argëtim 21 Dhjetor 2019, 10:28

30 femrat më të bukura në botë

Bukuria është padyshim shumë subjektive, dhe të gjithë mund të kenë një  30-she të ndryshme.Megjithatë, ne ende mund të përpiqemi të krijojmë një listë për të c...