Art&Argëtim

FOTOT: E veshur me të zeza dhe e menduar, Luiza Xhuvani del në publik për herë të parë pas vdekjes së bashkëshortit

21 Dhjetor 2019, 17:18 Nga DOSJA
FOTOT: E veshur me të zeza dhe e menduar, Luiza Xhuvani del në publik

Aktorja e njohur shqiptare, Luiza Xhuvani, i rikthehet jetës publike pak kohë pas ndarjes nga jeta e bashkëshortit të saj, regjisorit Gjergj Xhuvani.

Pas dy muajsh që Luiza Xhuvani u rikthye në skenë, në një mbrëmje poetike me partnerin e saj skenik, Ndriçim Xhepën, fotografi i “Panorama Plus” e ka fotografuar për herë të parë në një mbrëmje gala, siç ishte ndarja e përvitshme e çmimeve “Kult”.

E veshur me të zeza dhe me trishtimin në portret që nuk i ndahej, Luiza u fotografua duke hyrë dhe pasi ishte ulur në sallë, ndërkohë që mbahej show i ndarjes së çmimeve.

Natyrisht që ra në sy për klasin në veshje.Kujtojmë që, “Mbrëmë i pëshpërita një ylli” ishte vepra e përzgjedhur nga aktori i ri, Kristian Koroveshi, që riktheu në skenë në fillim të nëntorit Luiza Xhuvanin, krah mjeshtrit të skenës Ndriçim Xhepa.

Lirika e dashurisë së Rumit, që mishëronte njeriun si qenie humane dhe si një vepër e natyrës, erdhi në skenën e Qendrës Kulturore të Katedrales Ortodokse “Ngjallja e Krishtit” në Tiranë.

Aktorët e skenës shqiptare premtuan emocione të papërsëritshme në këtë natë të teatrit të poemës dramatike./Panorama Plus

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz gjergj xhuvani luiza xhuvani ndahet nga jeta gjergj xhuvani gjergj xhuvani luiza xhuvani ndahet nga jeta gjergj xhuvani

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 21 Dhjetor 2019, 14:36

TIRANË- Mbrëmjen e djeshme u zhvillua nata e dytë e gjysmëfinales të “Festivalit të Këngës”.U zbulua lista e 12 finalistëve, të cilët u zgjodhën nga juria ...

Art&Argëtim 21 Dhjetor 2019, 14:13

Mozzik merr dhuratën me të bukur nga fansja e tij

TIRANË- Mozzik është një ndër reperët më të suksesshëm dhe të dashur për publikun shqiptar.Prej disa muajsh është shumë i komentuar në mediat rozë, për lid...

Art&Argëtim 21 Dhjetor 2019, 13:02

Enca në bashkëpunim me Rinën?

TIRANË- Enca është një ndër këngëtaret më të komentuara për muzikën dhe karakterin e saj. Kohët e fundit Enca ka ndarë më ndjekësit e saj se 2020 do të jet...

Art&Argëtim 21 Dhjetor 2019, 12:29

Ushqimet djegëse zvogëlojnë rrezikun e vdekjes

Sipas një studimi që është kryer kohët e fundit në Itali, tregon se specat djegës zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet e zemres dhe goditjes ne kokë.Studjuesit kan...