Politike

Arrestimi i dhunshëm i Metës, Paloka: Sot, pas fakteve të bëra publike, do duhej të vihej në pranga Edvin Rama

Paloka me anë të një postimi në Facebook, thekson se në Shqipëri nuk ka një drejtësi në veprim po një mostër që vepron në funksion të Ramës. 

21 Tetor 2024, 15:03 Nga I.A
Arrestimi i dhunshëm i Metës, Paloka: Sot, pas fakteve të
Edi Paloka

TIRANË- Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar pas arrestimit të dhunshëm të Presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta. Paloka me anë të një postimi në Facebook, thekson se në Shqipëri nuk ka një drejtësi në veprim po një mostër që vepron në funksion të Ramës. 

Postimi i Plotë:

Një bandë kriminale nën urdhrat e Ramës, që po kalon dhe Sigurimin e Shtetit me aktet kundër opozitës! Mjaftojnë pamjet e rrëmbimit te ish-Presidentit, ish- Kryetarit të Parlamentit, ish-Kryeministrit të vendit dhe kryetarit të partisë së dytë më të madhe opozitare, nga ajo polici që shoqëronte me temena “Escobarin e Ballkanit”, për të kuptuar se këtu nuk ka një drejtësi në veprim po një mostër që vepron në funksion të konsolidimit të rrëgjimit të tij diktatorial por dhe hakmarrjes së tij prej burracaku! Sot, pas fakteve të bëra publike, do duhej të vihej në pranga pikerisht Edvin Rama!

edi paloka ilir meta arrestohet ilir meta

Sondazh

Poll