Politike

Rasti Çyrbja/ Berisha kërkon dorëheqjen e Ramës: Është autori kryesor i ndërtimit të piramidës më të madhe shtetërore të krimit në Europë

Berisha kërkoi publikisht dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit të cilin e cilësoi si kreu i krimit të organizuar shqiptar. Ai shtoi se Rama është autor kryesor i ndërtimit me angazhimin e tij direkt të piramidës më të madhe të krimit në Europë, piramidës më të madhe shtetërore të krimit në Europë.

21 Tetor 2024, 13:10 Nga N.F
Rasti Çyrbja/ Berisha kërkon dorëheqjen e Ramës:
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur një konferencë me gazetarët. Gjatë fjalës së tij Berisha komentoi arrestimin e ish-deputeti socialist, Jurgis Çyrbja. Berisha kërkoi publikisht dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit të cilin e cilësoi si kreu i krimit të organizuar shqiptar. Ai shtoi se Rama është autor kryesor i ndërtimit me angazhimin e tij direkt të piramidës më të madhe të krimit në Europë, piramidës më të madhe shtetërore të krimit në Europë.

Sipas Berishës të dhënat e bëra publike sot nga mediat për ish-deputetin kriminel, Çyrbja, implikojnë direkt kreun e qeverisë së krimit, Edi Rama. Kreu i PD-së shtoi se Çyrbja është i njohur botërisht si përfaqësuesi i klanit mafioz Avdylaj, ka shpërblyer Edi Ramën së bashku me Avdylajn me tonelata dardha të krimbura. 

Fjala e Berishës:

Mirëdita dhe përshëndetje gazetarëve të pranishëm aty dhe të gjithë qytetarëve që ndjekin këtë takim me shtypin. Sot jam para jush për të kërkuar publikisht dorëheqjen e menjëhershme të kreut të krimit të organizuar shqiptar në pushtet, Edvin Kristaq Ramës, i cili është autor kryesor i ndërtimit me angazhimin e tij direkt të piramidës më të madhe të krimit në Europë, piramidës më të madhe shtetërore të krimit në Europë.


Zonja dhe zotërinj, të dhënat e bëra publike sot nga mediat për ish-deputetin kriminel, Çyrbja, implikojnë direkt kreun e qeverisë së krimit, Edi Rama. Sepse është direkt Edi Rama njeriu që ka ngrënë dardhat e Çyrbjes. Jurgis Çyrbja, i njohur botërisht si përfaqësuesi i klanit mafioz Avdylaj, ka shpërblyer Edi Ramën së bashku me Avdylajn me tonelata dardha të krimbura. Ka dërguar dy herë mandatin e tij në parlament. Rasti Çyrbja është rasti që fakton në mënyrën më të pakundërshtueshme faktin se në Shqipëri vendimmarrës numër 1 është krimi dhe vetëm krimi.

berisha rama jurgis çyrbja

Sondazh

Poll