Politike

Një ditë pas arrestimit te ish-deputetit Çyrbja, Rama mbledh sot kryesinë e PS-së, në fokus organizimi për zgjedhjet e ardhshme

Mësohet se mbledhja do të bëhet në orën 18:00 në selinë mavi.

21 Tetor 2024, 11:54 Nga I.A

 Një ditë pas arrestimit te ish-deputetit Çyrbja, Rama mbledh

TIRANË- Kryeministri Edi Rama pritet të mbledh kryesinë e Partisë Socialiste ditën e sotme. Mësohet se mbledhja do të bëhet në orën 18:00 në selinë mavi.

Pritet që mbledhja të ketë në fokus organizimin e punës në funksion të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Ndërkohë që nuk dihet nëse në mbledhjen e sotme do të diskutohet në lidhje me arrestimin e ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja. 

Mbledhja e Kryesisë do të zhvillohet një orë pasi Rama të ketë mbyllur një takim me kandidatët që kanë aplikuar në platformën “Deputeti që Duam”.

edi rama

Sondazh

Poll