Politike

"Asnjë pensionist nuk do të lihet pa pension”, Rama: E kemi nisur nga kocka e kofshës së një gjysmagjeli

Ai tha se PS ka shkruar në reformë se asnjë pensionist nuk do të lihet pa pension, edhe pse nuk është në sigurimet shoqërore. 

21 Tetor 2024, 12:12 Nga r.ll
"Asnjë pensionist nuk do të lihet pa pension”, Rama: E kemi
edi rama

TIRANË- Gjatë fjalës së tij në takimin me pensionistët, kryeministri Edi Rama, tha se ka nisur më 2014 punën për pensionet, kur pensionistët merrnin vetëm “kockën e kofshës së gjysmagjelit”.

Po ashtu, ai tha se PS ka shkruar në reformë se asnjë pensionist nuk do të lihet pa pension, edhe pse nuk është në sigurimet shoqërore. Më tej shtoi se nëse qeveria vendos rritjen e pensioneve pa menduar, atëherë "mund të shkojmë te gropa e piramidave."

"Kemi bërë një reformë pensioni më 2014. E dyta që ka bërë qeveria e PS është se në reformë e ka shkruar se nuk mund të lëmë asnjë pensionist pa pension, edhe pse nuk është në sigurimet shoqërore. Kjo është kategoria e gjysheve shtëpiake. Pensioni social që kemi vënë ne nuk ka vlerë të madhe, por ne nuk lëmë asnjë pa mbuluar. Ka nga ata që kanë punuar 30 vjet në Greqi dhe thonë pastaj kur vijnë ku është pensioni im. Por ti nuk ke qenë këtu, ke qenë atje.

Nuk ka kryeministër në botë që nuk do të rrisë pensionet. Këta që janë përballë nesh, janë politikanë të produkteve të piramidave. Ne kemi dhënë tre bonuse nga rritja e çmimeve nga lufta në Ukrainë, plus dhe bonusin tradicional. Ne e kemi nisur nga kocka e kofshës së një gjysmagjeli më 2014. Pa menduar mirë rritjen, mund të shkojmë tek gropa e piramidave.", tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll