Politike

Jetëgjatësia është rritur, zv.ministrja sqaron skemën: Për pensionin minimal duhet të keni 15 vite pune

Zv.ministrja Manjani teksa prezantoi skemën e pensionve vuri theksin te një faktor i rëndësishëm siç është jetëgjatësia që është gjithnjë e në rritje.

21 Tetor 2024, 11:52 Nga ZH.LL
Jetëgjatësia është rritur, zv.ministrja sqaron skemën:
Olta Manjani

TIRANË- Zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturë dhe Inovacionit, Olta Manjani ka zhilluar sot një takim me pensionistët në kryeqytet. Zv.ministrja Manjani teksa prezantoi skemën e pensionve vuri theksin te një faktor i rëndësishëm siç është jetëgjatësia që është gjithnjë e në rritje. Sipas ministres edhe pse kjo rëndon mbi skemën e pensioneve, uron që të zgjasë sa më shumë.

Manja tha ndër të tjera se për të marrë një pension minimal qytetarët duhet të kenë minimumi 15 vite punë, ndërsa që këtë pension ta marrin të plotë duhen plot 38 vite pune të deklaruar. Po ashtu, zv.ministrja tregoi edhe raportin kontribuues-pensionist.

“Një faktor i rëndësishëm dhe është faktori më pozitiv është rritja e jetëgjatësisë. Fatmirësisht rritja e jetëgjatësisë që lidhjet me përmirësimin e kushteve ekonomike, me rritjen e standardeve të jetesës çon edhe në gëzimin për një kohë të gjatë të pensioneve për një kohë të gjatë. Ne urojmë që ky të jetë rasti dhe jetëgjatësia të vijojë të rritet më tej, pavarësisht se na rëndon në skemën e pensioneve. Raporti është 1.19 kontribuues për një pensionist”, tha zv.ministrja.

pensionet olta manjani skema e pensioneve

Sondazh

Poll