Politike

“Ulini rrogat deputetëve dhe jepuani pensionistëve”, Rama: Kërkesë absurde, nuk ka lidhje

Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh u shpreh se është absurde kërkesa e disave që pretendojnë se pensionet mund të rriten me uljen e rrogave të deputetëve.

21 Tetor 2024, 12:17 Nga ZH.LL
“Ulini rrogat deputetëve dhe jepuani pensionistëve”, Rama:
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me pensionistët teksa informoi ata për skemën e pensioneve nuk i ka kursyer edhe batutat. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh u shpreh se është absurde kërkesa e disave që pretendojnë se pensionet mund të rriten me uljen e rrogave të deputetëve. Kreu i qeverisë shtoi se kushdo që fiton më shumë paguan më shumë kontribute për pensionet.

“Ishte vetëm një indeksim ligjor që nuk varet nga dëshira jonë dhe nuk kemi të drejtë të ndërhyjmë për ta bërë 4 shtatë. 4.1 përqindëshi, që në pamje të parë është asgjë, është direkt 100 mln euro. Ata që thonë ulini rrogat deputetëve e jepuani pensionistëve, më ngjan me atë që mirë gjithë dita që ju kalon duke u marr me nipër e mbesa, me nuse e dhëndurë, por dalin dhe këto në televizor që ua bëjnë ditën natë. Është absurde, nuk ka lidhje fare. Ata që marrin rroga më të larta paguajnë më shumë për pensionet çdo muaj”, tha Rama.

edi rama skema e pensioneve tirane

Sondazh

Poll