Aktualitet

Arrestimi i Jurgis Çyrbjas/ Avokatja tërheq në GJKKO materialet hetimore: Ish-deputeti nuk është marrë asnjëherë në pyetje për çështjen!

Avokatja tërhoqi mëngjesin e sotëm materialet hetimore në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion. Sipas saj, Çyrbja nuk është marrë asnjëherë në pyetje lidhur me çështjen për të cilën SPAK lëshoi mandat arresti ndaj tij.

21 Tetor 2024, 10:56 Nga N.F
Arrestimi i Jurgis Çyrbjas/ Avokatja tërheq në GJKKO materialet
Avokatja

TIRANË- Pas arrestimit të ish-deputeti, Jurgis Çyrbja ditën e djeshme avokatja e tij, Bruna Kullolli, u pa sot në institucionin e akuzës. Avokatja tërhoqi mëngjesin e sotëm materialet hetimore në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion. Sipas saj, Çyrbja nuk është marrë asnjëherë në pyetje lidhur me çështjen për të cilën SPAK lëshoi mandat arresti ndaj tij.

Çyrbja u arrestua pasditen e djeshme pasi dyshohet se ish-deputeti ishte përdorues i aplikacionit SKY dhe se bashkëpunoi me personazhe të një grupi kriminal në Durrës. Bashkë me të është arrestuar edhe një bashkëpunëtor i identifikuar si Ahmet Masha. Masha është personi i dytë që ra në pranga me urdhër të SPAK. Ai është një emër i njohur për drejtësinë dhe Policinë, për disa vepra penale të mëparshme dhe i hetuar.


Përveç arrestimit të Çyrbjes dhe Mashës, në kërkim është shpallur edhe Altin Hajri. Sipas njoftimit të SPAK ish-deputeti akuzohet për "Korrupsion aktiv në zgjedhje",  “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”. SPAK nuk ka dhënë detaje më shumë në lidhje me arrestimin por ka njoftuar se nesër do të mbajnë një njoftim për shtyp.

bruna kullolli jurgis cyrbja

Sondazh

Poll